Njerëzit e Sulejman Rexhepit kanë gisht në rastin “Monstra”?!

Shkruan: Shemsudin Sela

Nuk ka asnjë dyshim se tashmë Sulejman Rexhepi, alias Mulla Sula, është i kapur shumë rëndë nga strukturat e caktuara shtetërore. Të gjitha ato afera korruptive, nepotike, kriminele dhe shumë të tjera që bijnë rëndë ndesh me ligjet e vendit, janë cikërrimë në krahasim me disa të tjera edhe më të rënda të cilat, sipas të gjitha gjasave, e kanë gjunjëzuar duke e shndërruar tashmë në lojar të rëndësishëm në strukturat e shërbimeve skrete të shumëfishta.

Një ndër aferat më të rënda për një hoxhë, dhe të mos flitet këtu për një të ashtuquajtur Reisul Ulema, ishte ajo në të cilën u përfshi sigurimi personal i Mulla Sulës, gjegjësisht nipi i tij, i cili u kap me makinën zyrtare të Sulejman Rexhepit duke bartur drogë. Kjo dukuri do ta lidhë dhe do ta miqësojë shumë fort me një ish-ministër, i cili, me po të njëjtin person, pra ish-sigurimin e Mulla Sulës, do të kapen me drogë dhe do të shtrien përdhe duke ua lidhur duart ato organe të rendit që nuk kishin njohur se me kë kishin të bëjnë.

Aferë edhe më e rëndë do të jetë deklarata e Sulejman Rexhepit rreth ngjarjes në Lagjen e Trimave. Mulla Sula do të deklaojë se ka pasur ofertë konkrete nga komandantën e Lagjes së Trimave për tia pastruar terrenin në objektin e BFI-së! Fakti që nuk ftohet si dëshmiarë në procesin e gjykimit të grupit shqiptar të kapur në Lagjen e Trimave flet se Mulla Sula ka qenë i involvuar në këtë rast si palë e strukturave të caktuara shtetërore që kanë qenë të interesuar për të shkakruar tragjedi të përmasave katastrofale me qëllim që të shurdhohen bombat e Zajevit.

Aferë tjetër, e tipit burlesk, ishte edhe ngjarja e fundit kur Mulla Sula gënjeu duke deklaruar turpshëm se dikush deshti ti bëjë atentat, por, falë sigurimit personal të cilin Mulla Sulës ia kishte caktuar shteti, u kapën atentatorët që i kishte porositur shteti!!! As kësaj radhe Mulla Sula nuk u konsiderua si serioz, apo ia kurdisën qëllimisht strukturat e caktuara shtetërore sa për të krijuar përshtypjen se Mulla Sula po shënjestrohet nga mafiozë të ndryshëm! Se çka kanë këta mafiozë me Mulla Sulën, këtë vetëm ky mund ta dijë!

Afera edhe më e rëndë ishte kjo e këtyre ditëve që po qarkullon nëpër disa portale e që ka të bëjë lidhur me bombën rreth rastin Monstra, rreth vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smilkovcit, ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Pas këtij rasti të montuar u organizuan potestat më masovike të shqiptarëve të mbajtura ndonjë herë. Këto ditë, portali maqedonas OhridSky.com, ka nisur në vazhdime të publikojë të dhëna nga bomba akoma e paplasur! Vazhdimi i dytë sjell një të dhënë shumë interesante! Sipas këtij portali, në skenarin e vrasjes së këtyre pesë të rinjëve për llogari të disa funksonarëve të lartë të VMRO-së janë të përfshirë edhe funksionarë të BDI-së por, fatkeqësisht, edhe një pjesë e sigurimit personal të Reisit të BFI-së që qenkan nën komandën e këshilltarit për siguri të Ivanovit! Çuditërisht, pas këtij rasti, Mulla Sula do të nisë ta njohë si kryetar të Shtetit, Ivanovin dhe, madje, edhe ta legjitimojë duke i shkuar në iftar të organizuar nga kabineti i Presidentit. Miqësi e përjetshme do të lidhet edhe në mes të Mulla Sulës me strukturat e larta partiake të BDI-së.

Në shkencën e kriminalistikës mësohet se, zinxhiri më i fortë i miqësisë është ai që lidhet nga hallkat e krimit dhe, po ky zinxhir është lehtësisht i shkatërrueshëm sapo të kapet një e vetmja hallkë. Mulla Sula ose duhet të ikë tashmë si njeri i zhgënjyer nga sigurimi i tij personal, ose duhet ti akuzojë që të gjithë si elementë të shërbimeve të sigurimit maqedonas të kyçur në ruajtjen e tij me qëllim të kompromentimit të kryetarit të myslimanëve të Maqedoonisë. Përderisa rri e mbrohet prej njerëzve të tillë, kjo flet se edhe vetë Mull Sula tashmë është futur në ujërat e krimit që kontrollohen dhe dirigjohen nga strukturat e caktuara të shërbimeve intelegjente./kombetare/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *