Ora e Sekretarit Kerry tregon se ai nuk është i “korruptuar”

Kjo foto është postuar nga Departamenti i Shtetit si ilustrim i vizitës së Sekretarit John Kerry në Shqipëri.

Kerry po takonte disa qytetarë, ndërkohë që komentuesit kanë vënë re sidomos orën e tij. Kjo për shkak se kur presidenti George Bush e vizitoi Shqipërinë, u përfol se iu vodh ora.

Një shqiptar i ka lënë këtë koment në FB: “Ruaje oren se po ta marrin si George Bush-it”. Por të tjerë komentues thonë se ai mban në dorë një orë të thjeshtë, me shumë gjasë e markës Freestyle Tide.

Një orë e tillë kushton duke nisur nga 40 dollarë e deri në 110 dollarë.Për ironi, para pak kohësh ambasadori amerikan në Tiranë u kujtoi gjyqtarëve se janë të korruptuar nëse mbajnë ora Cartier.“Uleni kokën tek kyçi i dorës suaj dhe nëse ora që mbani është më e shtrenjtë se makina ime, atëherë me shumë gjasë jeni i korruptuar,” tha Donald Lu.

Leave a Reply