Osmani: Të ndalet dialogu me Serbinë

“Nuk ka kuptim pas procesit të nisur në Hagë”

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani e sheh të  pakuptimtë  vazhdimin e dialogut me Serbinë  pas zhvillimeve të  fundit në  vend. Sipas saj nuk është  moment që  të  vazhdohet dialogu në  kohë n kur krerët e shtetit e partive po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Unë mendoj që  për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është moment që të vazhdohet dialogu. Duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi të konsultohemi me njëri-tjetrin, të  krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut. Është e domosdoshme që kushdo që  negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të  spektrit politik sesa vetëm të koalicionit që përfaqëson”.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka kthyer përgjigje. Ditë më parë edhe AAK nëpërmjet ministrit të drejtësisë  kërkoi në mbledhje të qeverisë që të pezullohet dialogu me Serbinë  por u kundërshtua nga kryeministri Avdullah Hoti. Ndërkohë Bashkimi Evropian këmbëngul se pavarësisht zhvillimeve dialogu Prishtinë- Beograd duhet të vazhdoj.

Leave a Reply