Pa votat e diasporës, Vetëvendosja ka 56 deputetë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Kosova së shpejti do të ketë qeverinë e re. Këtë paralajmërim Kurti e bëri pas takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett. Ky i fundit ka takuar edhe presidenten në detyrë Vjosa Osmanin. Ai ka kërkuar që sa më shpejtë të konstitutohet Kuvendi dhe të krijohet qeveria e re.- Advertisment –

“Kënaqësi të takoj Albin Kurtin dhe të uroj Lëvizjen Vetëvendosjen për fitoren e saj dhe diskutuam për rrugën e Kosovës përpara. Ne i nxisim partitë të punojnë shpejtë për të krijuar Qeverinë dhe Kuvendin që t’i shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe në adresimin e sfidave”, pohoi Ambasada amerikane në Kosovë, Filip Kosnett.

Edhepse ka përfunduar numërimi i votave brenda territorit të Kosovë, ende nuk dihet se kur do të nisë procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora e as atyre me kushte dhe personave me nevoja të veçanta

“Ndonjë datë nuk kemi për faktin se po shohim për sa kohë do të na duhet që të bëjmë të gjitha këto procedura që janë këtu në QNR, por do të jemi këtu bashkë për t’iu njoftuar me ecurinë e procesit këtu në QNR”, tha Valmir Eezi, zëdhënës i KQZ-së.

Në Kosovë kanë arritur rreth 43 mijë e 500 pako me fletëvotime nga diaspora. Të drejtë vote për zgjedhjet parlamentare kishin mbi 100 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Pa numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, përbërja e re e Kuvendit të Kosovës do të duket kështu:

Me 378 mijë 550 vota Vetëvendosje do të ketë 56 ulës. PDK-ja ka marrë 137 mijë e 722 vota apo 20 deputetë. LDK-ja e cila ka marrë 103 mijë 507 vota do të ketë 15 deputetë. AAK-ja e Ramush Haradinajt me 58 mijë e 743 do të ketë do të ketë 9 deputetë. Në Kuvendin e Kosovës 10 vende të siguruara kanë serbët dhe 10 vende të tjera kanë pakicat joserbe. Partia Nisma SocialDemokrate e Fatmir Limajt me 20 mijë e 535 vota nuk ka arritur të kalojë pragun e nevojshëm për të hyrë në Kuvend.

Leave a Reply