Pack takon zyrtarë të VV’së, flasin për krijimin e qeverisë së re

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, dhe nënkryetarja e kësaj partie, Fitore Pacolli, kanë takuar sot ish-deputeten e Parlamentit Evropian, Doris Pack.

Në këtë takim kanë diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe sipas komunikatës së lëshuar thuhet se Pack ka uruar partinë e Kurtit për rezultatin, dhe është interesuar për krijimin e  qeverisë së re.

Ndërkohë Besnik Bislimi ka njoftuar Packun për prioritetet programore të Qeverisë.

“Palët diskutuan për nevojën e prioritizimit të çështjeve socio-ekonomike si edukimi, zhvillimi ekonomik i vendit dhe ngritja e mirëqenies së qytetarëve. Në takim u pajtuam se për arritjen e këtyre qëllimeve domosdoshmëri do të jetë lufta e pakompromis kundër korrupsionit”, thuhet në njoftim

Leave a Reply