Padrejtësitë e organeve shtetërore të drejtësisë

Shumë shpejt, tepër shumë shpejt, formimi i qeverive të ardhshme do të varet nga kushti tjetër kombëtar me po atë peshë politike siç e ka zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe. Ky kusht do të jetë shpëtimi i BFI-së dhe pastrimi i këtij Institucioni nga mutantët antiislamë

Shkruan Fatmire Kasapi, juriste

Në fillim të korrikut të vitit 2013, Gjykata Penale e dënoi me tre vite burg Jovan Vranishkovskin, klerikun e përjashtuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase, të akuzuar si “Përçarës” dhe “keqpërdores” i mbi 250 mij euro të KOM-it! U dënua me kusht edhe nëna dhe motra e tij, ndërsa iu konfiskua edhe prona dhe pasuria në vlerë të dëmit të konstatuar nga organet e drejtësisë.
Jovan Vranishkovski, në fakt, u dënua politikisht, sepse kishte hedhur idenë dhe po përkrahej gjithnjë e më shumë për ndërrim të emrit të Kishës Ortodokse Maqedonase me qëllim që pavarësia e saj të bëhej e plotëfuqishme në raport me Kishën Ortodokse Serbe, duke e ruajtur pronësinë nga orekset grabitqare të kishës serbe. Ishte një hap politik i cili po ia hapte rrugën edhe hapave të tjerë politikë që do të duhej detyrimisht të hidheshin drejt pranimit vullnetar të një pakete më të madhe lidhur me emrin e shtetit si kusht për integrimin e shtetit në NATO dhe BE.
Sido qoftë, kleriku Vranishkovski do të dënohet si “Përçarës” dhe “keqpërdorues i financave të KOM”-ti!
Nga ana tjetër, shteti i Maqedonisë së Veriut ka edhe një “Vranishkovski” tjetër (Sulejman Rexhepin) i cili, nëse shikohet me të njëjtën llupë me të cilën u dënua kleriku ortodoks, do të duhej që “ta jepte amanetin” burgjeve të këtij shteti.
Për këto tri dekada, Sulejman Rexhepi, i vetëquajturi “reis i përjetshëm”, tri herë radhazi ia ndryshoi emrin Institucionit të vetëm të myslimanëve të Maqedonisë së Veriut. Ndryshimi i emrit nuk ka ardhur si pasojë e asnjë vendimi të organeve përkatës të këtij Institucioni, por, si pasojë e përçarjes së Bashkësisë Islame nga Sulejman Rexhepi! “Bashkësi Islame e Maqedonisë” u bë “Meshihati i Bashkësisë Islame të Maqedonisë” për të kaluar pastaj në “Bashkësia Fetare Islame në RM” e tash, në RMV! Pandaj, kaq gjatë po zvarritet denacionalizimi i plotë i pronës së BFI-së, sepse, në disa prona pronar del një institucion tjetër” e në disa “tjetër institucion”, prona këto që pastaj i kërkon kejt një insitucion tjetër (Meshihati”!!!)
Nëse Prokuroria nuk gjenë elementë të mjaftueshëm për ta ndëshkuar tallësin me emrin e këtij Institucioni, atëherë, nuk mund t’i anashkalojë ato fakte me të cilat do të ndëshohet kleriku maqedonas Jovan Vranishkovski: keqpërdorimi i parave të BFI-së, keqpërdorimi i pronës së BFI-së, tjetërsimi i pronës së kthyer në formë të letrave me vlere!

Paratë e shtetit, që ia rikthen Bashkësisë Fetare Islame, keqpërdoren, respektivisht, përvetësohen nga Sulejman Rexhepi dhe klika e tij dhe për këtë nuk kemi asnjë të dyshuar?! U thanë qindra fakte, u publikuan dhjetra dokumenta të pamohueshme, u deponuan dhjetra dokumenta në Prokurori dhe – të gjitha këto fakte e ngacmojnë drejtësinë e vendit për t’i duartrokitur Sulejman Rexhepit si mjeshtër për vjedhje, zhvatje dhe keqpërdorim të pasurisë së BFI-së. Po pse? Pse për të njëjtat probleme shteti e ndëshkon klerikun ortodoks, Jovan Vranishkovski, kurse duartrokitet dhe përkrahet Sulejman Rexhepi? Pse i konfiskohet prona dhe pasuria nënës si dhe motrës së Vranishkovskit, kurse prona shtetërore dhe e Vakëfit i lihet si peshqesh Sulejman Rexhepit? Pse ky peshqesh nëse jo si shpërblim për guximin dhe mjeshtrinë e Sulejman Rexhepit për ta rrënuar të vetmin Institucion shekullor islam në vend!
Nëse organet e drejtësisë, nëse shteti ka vendosur që ta amnistojë Sulejman Rexhepin nga të gjitha paditë, atëherë, së paku i duhet një kërkim falje t’ia bëjë Jovan Vranishkovskit! Nëse kleriku Sulejman Rexhepi mund të shikohet përms gishtave nga drejtësia maqedonase, atëherë, kjo drejtësi duhet ta rehabilitojë sa më parë Jovan Vranishkovskin dhe ta dëmshpërblejë pa hezitim!
Jovan Vranishmkovski nuk dëmtoi as Kishën, as Shtetin dhe as Kombin e vet, kurse Sulejman Rexhepi me veptimet e veta alla-vranishkovskiane e ka dëmtuar shumë keq fenë, Institucionin fetar islam si dhe e ka njollosur shumë keq komunitetin mysliman – ka vjedhur, ka zhvatur, ka përvtësuar pronën e BFI-së, ka vjedhur dhe ka keqpërdorur ndihmat humanitare, ka tërhqur në vepra penale edhe stafin që është nën varshmëri absolute të tij! Veç kësaj, ky i ashtëquajtur klerik ka keqpërdour dhe po shfrytëzon edhe prona nën pronësi të shtetit. Pse pra shteti tregohet “kaq i pafuqishëm” në raport me Sulejman Rexhepin i cili është kokë e këmbë i zhytur në krim, korrupsion e nepotizëm? Pse, nëse jo si falënderues ndaj “politikave autoriale” të Sulejman Rexhepit për ta rrënuar BFI-në dhe për ta njollosur fenë islame?
Shumë shpejt, tepër shumë shpejt, formimi i qeverive të ardhshme do të varet nga kushti tjetër me po atë peshë politike siç e ka zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe. Ky kusht do të jetë shpëtimi i BFI-së dhe pastrimi i këtij Institucioni nga mutantët antiislamë. Nuk do të ketë forcë politike nga provinienca islame që do të pranojë të futet në qeveri pa garanca të fuqishme nga mandatari se, me të konsoliduar të qeverisë do të nisë edhe shpëtimi i BFI-së nga gravitacioni i antihumanoidëve që tërhiqen fuqishëm kah e mëkatshmja apokaliptike.

Leave a Reply