Pamje të rënda nga protesta Anti-Putin me 1,300 të arrestuar, në temperatura – 15C (fotot)

Protesta anti-qeveritare u zhvilluan në Moskë dhe shumë qytete të tjera të Rusisë duke kërkuar lirimin e krye-opozitarit Alexei Navalny, ku policia reagoi ashpër duke arrestuar mijëra njerëz në temperatura të ulëta deri në -15C.

Demonstruesit thërrisnin “Turp, turp” në Vladivostok teksa policët me veshje të rënda dhe shkopa gome arrestonin protestuesit duke i marrë në furgonët e policisë.

Mes të ndaluarve ishte dhe Yulia Navalnaya, bashkëshorte e kritikut të Kremlinit, Navalny, e cila ishte në krye të protestës në Moskë.

Protesta të ngjashme u zhvilluan në disa qytete të Lindejs së Largët ruse ku temperaturat arrinin deri në -30C.

Leave a Reply