Pamjet/ Tanket turke “pushtojnë” kufirin, alarmohet pala greke

TURQI- Në një kohë ku tensionet e vazhdueshme mes Turqisë dhe Greqisë, janë ulur pasi palët janë pranë dakordësimit për të biseduar, një lëvizje e papritur ka ardhur nga Turqia.

Së fundmi Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje shumë pranë kufirit me Greqinë, ku tanket kanë ‘pushtuar të gjithë vijën e kufirit.
Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”. Kjo gjë është ndjekur me shumë shqetësim nga pala greke, për shkak se e gjithë vija e kufirit ndahet nga lumi Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes.

Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.

Leave a Reply