Pandemia në Shqipëri, nesër hapet spitali Covid 4

Për shkak të rritjes së fluksit të pacientëve me COVID, pritet që të nesër të hapet pavioni i tretë i spitalit COVID-3. Ky pavion ka në dispozicion rreth 35-40 shtretër. Brenda javës pritet të hapet dhe spitali COVID-4 për të përballuar fluksin. Report TV disa ditë më parë ka bërë dhe një “vëzhgim” në ambientet e spitalit COVID-4, i cili është gati për pritur pacientet e prekur me koronavirus.

COVID-4 do të ketë kapacitet për 100-110 pacientë fillimisht, dhe më pas në varësi të situatës mund të përballojë deri në 140. Ndryshe nga sa u tha në fillim, ky spital nuk do të jetë vetëm për ata që janë në gjendje të mirë shëndetësore. Në katin e parë të këtij spitali, ndodhën 10 shtretër të cilët do të shërbejnë për terapinë intensive. Pacientët që më parë merrnin trajtim te Shefqet Nddroqi (kur nuk ishte spital COVID) janë transferuar te mjekësia interne.

Leave a Reply