Pas shpërthimit, Libani në krizë humanitare

Kombet e Bashkuara paralajmërojnë katastrofën ekonomike

Situata ekonomike ishte delikate edhe para shpërthimit në Bejrut dhe katastrofa që pasoi mund të shndërrohet në një krizë humanitare paralajmëron OKB.

Statistikat dëshmonin për një situatë ekonomike të rëndë pasi 75% e libanezëve kishin nevojë për ndihmë, 33% kishin humbur vendet e punës dhe një milion të tjerë nën kufirin e varfërisë.

Programi Botëror i Ushqimit tha që dëmtimi i portit të Bejrutit do të çojë në ndërprerjen e furnizimeve ushqimore dhe për pasojë rritjen e çmimeve.

Sistemi shëndetësor është dëmtuar rëndë. Tre spitale jashtë funksionit dhe shumë të tjerë të mbingarkuar me pacientë. OKB ka ofruar materiale strehimore.

SHBA ka dërguar ushqime dhe ilaçe në vlerën e 15 milionë dollarëve. Shpërthimi shkatërroi gjithashtu 17 kontejnerë maska, doreza dhe pajisje mbrojtëse kundër koronavirusit, duke i shtuar vendit një tjetër krizë.

Presidenti Libanez Michel Aoun refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin dhe tha se autoritetet lokale do të shqyrtonin nëse bëhet fjalë për incident apo shpërthim me bombë.

Leave a Reply