Pas Yuri Kim, del pozitive me COVID edhe ambasadorja e Suedisë

Pas Yuri Kim, edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e publikoi vetë ajo përmes një postimi në “Instagram”, ku u shpreh se është izoluar në shtëpinë e saj.

“Sapo testova pozitivisht me Covid-19. Unë do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndroni të sigurt!”

Kujtojmë se disa ditë më parë u infektua me COVID-19 edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.

Leave a Reply