Pasi harxhoi 500 milionë dollarë, miliarderi braktis fushatën për President të SHBA-ve

Michael Bloomberg, i cili harxhoi 500 milionë dollarë për të vetë-financuar garën e tij presidenciale të vitit 2020, njoftoi të mërkurën se ai po largohet nga gara pas një performance të dobët dhe do të mbështesë Joe Biden.

“Unë kam besuar gjithmonë se mposhtja e Donald Trump fillon me bashkimin pas kandidatit me tiparet më të mira. Pas votimit të djeshëm, është e qartë se Biden është miku im dhe një amerikan i shkëlqyer” – tha Bloomberg një deklaratë.

“E njoh Biden prej një kohë shumë të gjatë. Unë e di mirësjelljen, ndershmërinë e tij dhe angazhimin e tij për çështjet që janë kaq të rëndësishme për vendin tonë – përfshirë sigurinë e armëve, kujdesin shëndetësor, ndryshimin e klimës dhe punët e mira” – tha Bloomberg.

Demokratët po kërkojnë që edhe Elizabeth Warren të tërhiqet gjithashtu. Siç është raportuar më herët, Joe Biden ka fituar 8 nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur një kandidat demokrat për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së ka fituar në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virxhinia.

Leave a Reply