PD: Qeveria vijon të fshehë viktimat nga Covid

“Vetëm në Shkodër 80 raste, zyrtarisht jepen 62 si qark”

Shkodrën demokratët e sjellin si shembullin që rrëzon shifrat zyrtare të jetëve të humbura nga Covid-19.

“Sipas të dhënave që Ministria e Shëndetësisë jep çdo ditë me zë e figurë, në qarkun Shkodër me 5 bashkitë e tij, Shkodër, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë e Fushë Arrëz kanë humbur jetën 62 persona për shkak të Covid-19. Pra, kaq është numri i fataliteteve sipas ministrisë së shëndetësisë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër që nga nisja e pandemisë deri më fund të Nëntorit. Realiteti nuk është ky që jep qeveria! E vërteta është krejt ndryshe. Vetëm Bashkia Shkodër ka të regjistruar në zyrat e saj të gjendjes civile 80 persona, që kanë humbur jetën për shkak të Covid-19. Pra, nga nisja e pandemisë deri në fund të muajit nëntor, në Bashkinë Shkodër, pa llogaritur 4 bashkitë e tjera të qarkut, janë rregjistruar 80 vdekje covid nga 62 që raporton qeveria për të gjithë qarkun”.

Arsyet që sipas demokrateve nuk publikohen shifrat reale të vdekjeve nga koronavirusi, i ri i lidhin me menaxhimin e pandemisë.

“Edi Rama po përdor këtë praktikë kriminale të fshehjes së numrit real të fataliteteve nga Covid-19 për të mbuluar dështimin e tij në menaxhimin e situatës të shkaktuar nga koronavirusi. Dështimi i Edi Ramës mund të mbulohet përkohësisht nga prokuroria, por njerëzit e dinë të vërtetën. E dinë që ndihma e qeverisë mungon, që testet mungojnë, që personeli mjekësor nuk është i mjaftueshëm, që masat nuk u morën në kohë, që me jetën dhe shëndetin e njerëzve Edi Rama ka bërë dhe vazhdon të bëjë propagandë”.

Opozita kërkon që mos të mbahen më të fshehura shifrat, si të të prekurve ashtu dhe jetëve të humbura nga Covid-19 pasi vetëm në këtëe mënyrë qytetarët ndërgjegjësohen për rrezikun real që vjen prej këtij virusi. Ndërsa i kërkojnë Prokurorisë të hetojë krimin qeveritar që bën politik për ta edhe me vdekjet.

Leave a Reply