Përfundon takimi Mustafa – Kurti, s’ka marrëveshje

6 / 100 SEO Score

Dy liderët ai i LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa duket se akoma nuk kanë arritur të nënshkruajnë një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, pas përfundimit të këtij takimi ka thënë se janë dakorduar që ti vazhdojnë takimet në baza ditore.

Nga ana tjetër deputeti i LVV-së Glauk Konjufca ka thënë se do të vazhdojnë takimet.

“Ishte një takim shumë i rëndësishëm, në përpjekje të gjetjes së një marrëveshje të përbashkët për koalicionin qeverisës. Ngase kemi parë avancim të pozicioneve, u pajtuam që takimet të jenë më të shpeshta”.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se do të ketë dhe një takim tjetër ku këtë herë shpreson që të arrihet para 26 dhjetorit.

Leave a Reply