Përkeqësohet situata nga COVID-19 në Shqipëri/ 9 pacientë në gjendje kritike

Situata shëndetësore e pacientëve të shtuar në të dyja spitalet COVID në vendin tonë eshte perkeqësuar gjate oreve te fundit.

Burimet nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur për “Vizion Plus” se 9 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë. Një ditë më parë autoritetet raportuan për 3 pacientë të intubuar.

Ndërsa sa u takon shtrimeve aktualisht tek Infektivi dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin trajtimin mjekësor 122 pacientë.

Leave a Reply