Përplasja me Armeninë/ Erdogan i del në mbështetje Azerbajxhanit: Mbroni të ardhmen tuaj

Turqia i ka premtuar mbështetje të plotë Azerbajxhanit në konfliktin ushtarak me Armeninë, për të mbrojtur integritetin territorial.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan i shprehu mbështetjen e plotë presidentit të Azerbajxhan, lham Aliyev, gjatë një bisede telefonike.

Të gjithë zyrtarët e lartë turq kritikuan sulmet armene, si një shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar dhe krimit kundër njerëzimit.

“Populli turk qëndron në anën e vëllezërve të tij të azerbajxhanë”, tha presidenti Erdogan. Ai gjithashtu i bëri thirrje popullit armen të marrë kontrollin e së ardhmes së tij kundër udhëheqjes që po i tërheq ata në katastrofë.

“Komuniteti ndërkombëtar, i cili nuk ka qenë në gjendje të japë përgjigjen e nevojshme ndaj agresionit provokues të Armenisë, po tregon edhe një herë standard të dyfishta”, shkroi mes të tjerash Erdogan.

Tensionet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit u përshkallëzuan këtë të diel për rajonin Nagorno-Karabakh.

Leave a Reply