Përplasje mes kandidatëve për president të KE-së

Çështjet më “të nxehta”, punësimi dhe emigrantët

Frans Timmermans, kandidat socialist S&D: Le t’ju japim të gjithëve të rinjve në Europë të drejtën e programit Erasmus për t’u pasuruar me një eksperiencë tjetër arsimimi brenda BE-së, pavarësisht nëse ata janë në shkollë tê mesme, universitet ose post-universitare, nëse kanë një punë ose jo. Sê dyti, duhet një rrogë minimale në BE në nivelin e 60 % të rrogës mesatare. Kjo do t’i mbrojë të rinjtë nga punët ku paguhen 2 se 3 euro në orë.

Ndërkohë që kandidati i krisitiandemokratëve të partisë popullore europiane, Manfred Weber bazoi argumentimin e tij mbi qasjen partiake dhe arriti thjesht të mbijetojë jo me lehtësi gjatë debatit.

Manfred Weber, kandidati kristiandemokrat EPP-së: Të rinjtë na kërkojnë punë të paguar mirë për të krijuar familje. Ne na duhet një politikë ekonomike e mirë për të krijuar këto vende pune përmes infrastukturës, kërkimit, tregtie tê hapur dhe t’a bëjmë tregun tonë të brendshëm unik edhe më të fortë.

Kandidatët patën qëndrime krejt të ndryshme mbi çështjen e migrimit.

Frans Timmermans, kandidat socialist S&D: Solidariteti nuk është  vetëm për gjërat që na pëlqejnê, por edhe për ato që s’na pëlqejnë. Nëse vendet e Europes Qëndrore dhe Lindore vazhdojnë të rezufojnë solidaritetin për shpërndarjen e migrantëve, në Europë do të  rikthehen herët a vonë kufijtë si më parë. Dhe kjo do të jetë nê dëm tê çdo qytetari europian.

Manfred Weber, kandidati kristiandemokrat EPP-së : Për ne duhet të jetë shteti që tê kontrollojë kush vjen nê Europë dhe jo trafikantët. Kjo duhet të jetë e qartë. Prandaj, ne duam tê zhvendosim 10.000 punonjës të FRONTEX për të kontrolluar kufijtë e jashtëm. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sê bashku me Jean-Claude Juncker arritën marrëveshjen me Turqinë. Gjithashtu duhet plan shpërndarjeje lidhur me Sirinë dhe plan marshall për Afrikën.

Zgjedhja e presidentit të Komisionit Europina varet nga mbështetja e 28 liderëve europianë. /Tv Klan/

Leave a Reply