“Pew Research Center”: 61% e shteteve të avancuara, Kina rol të keq për pandeminë

“Pew Research Center”: 61% e shteteve të avancuara, Kina rol të keq për pandeminë

Kina pretendohet se e neglizhoi kontrollin e pandemisë dhe tani kjo duket se po reflektohet në perceptimin publik në vendet më të zhvilluara. Pikëpamjet më negative janë edhe për presidentin amerikan Trump dhe atë kinez, Shi Xhinping.

Në disa prej shteteve më të avancuara të botës janë rritur opinionet negative kundrejt Kinës.

Sondazhi i qendrës kërkimore amerikane, “Peë Research”, tregon se negativizmi ndaj Pekinit arriti shifra historike në 9 prej 14 shteteve të marra në analizë.

Në Australi, këtë bindje ndanë 81 për qind e të intervistuarve në muajt e fundit, treçereku i anglezëve, dhe shumë nga mijëra të intervistuarit e tjerë në Gjermani, Holandë, Suedi, Shtetet e Bashkuara, në Korenë e Jugut, Spanjë dhe në Kanada.

Keqësimi i perceptimit për shtetin aziatik përkon me periudhën e pandemisë së kovidit-19.

Nga shtetet e analizuara, mesatarisht 61 për qind thanë se Kina veproi keq dhe pati rol në përhapjen e infeksionit nëpër botë, 73 për qind besojnë se qeveritë e tyre vepruan më mirë, ndërsa në SHBA, 84 për qind e amerikanëve thanë se kriza atje u menaxhua edhe më keq sesa në Kinë.

Administrimi i krizës epidemike duket se ka lëkundur edhe pozitat e udhëheqësve kryesorë.

78 për qind e të pyeturve thanë se nuk i besojnë presidentit kinez, Shi Xhinping, kur vjen puna për politikën ndërkombëtare.

Perceptimi, ndërkaq, është edhe më negativ ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, për të cilin 83 për qind e të intervistuarve shprehen mosbesues, ndërsa kryeshtetari rus, Vladimir Putin, përmbyll tri vendet e para me 73 për qind të të intervistuarve kundër tij.

Në Evropë, besim më të lartë ka për kancelaren gjermane, Angela Merkel, me 76 për qind pro saj, për presidentin francez, Emanuel Makron, 64 për qind pro, dhe për kryeministrin britanik, Boris Xhonson, bindjet pro dhe kundër tij janë afërsisht njësoj 48 kundrejt 46 për qind.

Sondazhi i qendrës amerikane u zhvillua me rreth 14,200 persona në 14 shtetet kryesore të botës mes qershorit dhe gushtit 2020.

Leave a Reply