“Pfizer” aplikon për përdorimin e vaksinës anti-covid në Indi

Kompania “Pfizer Inc” ka aplikuar për përdorimin emergjent të vaksinës së saj anti-covid në Indi, që është shteti i dytë në botë për numrin më të lartë të infeksioneve.

Sipas mediave vendase, kompania amerikane ka aplikuar pranë Autoritetit të Përgjthshëm të Barnave në Indi duke kërkuar që vaksina e saj të aplikohet menjëherë për qytetarët e Indisë.

Së fundmi, qeveria britanike miratoi aplikimin e vaksinës së “Pfizer” për qytetarët anglezë. Nga autoritetet indiane nuk ka ende një përgjigje pasi nuk kanë marrë akoma në shqyrtim kërkesën e “Pfizer”.

Vaksina e “Pfizer” duhet të ruhet në temperatura minus 70 gradë Celsius, dhe sipas Reuters, shumica e depove farmaceutike në Indi nuk kanë pajisje që arrijnë temperatura të tilla.

India ka raportuar më shumë se 9.57 milionë raste të Covid-19 dhe 140 mijë vdekje, vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply