Plaçkitje e armatosur në Prishtinë

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të shtunën në një supermarket në Prishtinë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22 e 20, në Lagjen  Spitalit.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë Telegrafit, se pak para mbylljes një person i armatosur ka hyrë në marketin “MAXI” dhe duke kërcënuar me armë zjarri, ka marrë paratë dhe ka ikur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.

Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Leave a Reply