Platforma

Platforma e hartuar këtu e gjysëm dekade më parë nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI e lakuriqësoi tërë përpjekjen mediale të BFI-së për ta paraqitur si “aktivitet islam” vjedhjen, zhvatjen, tradhëtinë dhe keqpërdorimin e pozitave drejtuese nga ana e Sulejman Rexhepit dhe feudëve të tij

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Shikuar nga perspektiva e sotme, nuk ka njeri normal në vend që nuk e vlerëson aktin e vetëngujimit në BFI të ish-sekretarit gjeneral të këtij Institucioni, Afrim ef. Tahiri dhe të atyreve që i kishin kuptuar nismat e Sulejman Rexhepit për ta kriminalizuar BFI-në. Me këtë akt të vetëngujimit në fakt nisi lakuriqësimi i nismave të reja që po i synonte Sulejman Rexhepi përmes lavatriçes së punëve të tij të pista, Mustafa Dautit. Për herë të parë në opinion dolën të vërtetat e pamohueshme që përbënin një ortek skandalesh që po rrezikonin rrënimin e të vetmit Institucion fetar islam në vend. Të kapur në panik, duke u përjekur që ta defokusojnë problemin dhe “krimineli të shpërfaqet në viktimë”, Sulejman Rexhepi vlerësoi se ky ishte “puç”! E keqpërdori këtë nocion me qëllim që të kapet për famën e pakontestueshme të Presidentit Turk, Rexhep Taip Erdogan, dhe të hasë në përkrahjen e tërë botës demokratike që nuk e pranon puçin, si zgjidhje për të ardhur në pushtet! Ndërsa Rexhep Taip Erdogani u kërcënua me bombardime prej aeroplanëve, ndërsa Parlamenti Turk u godit me predha tankash e aeroplanësh, ndërsa pjesë e ushtrisë “pushtoi” pika strategjike të shtetit (ura, objekte shoqërore, aeroportin etj.), madje duke vrarë qindra qytetarë turq, vetëngujimi i Afrim ef. Tahirit ishte e vetmja “armë” e tij me të cilën ai, në fakt, e ngriti zërin kundërt uzurpimit klasik që Sulejman Rexhepi ia bëri BFI-së me qëllim të eksploatimit dhe zhvatjes së pasuisë për përfitime personale, familjare dhe të puthadorëve, të cilët ishin pajtuar të ndahen të kënaqur edhe me ndonjë kockë këlyshi!
Nuk do të vonojë shumë dhe, tërë asaj propagande gebelsiane të paguar trash nga fitri dhe zeqati i myslimanëve të vendit, Afrim ef. Tahiri do t’i përgjigjet me publikimin e Platformës së hartuar me qëllim që ta institucionalizojë përpjekjen e vetme të Lëvizjes Myslimane për Reforma në BFI, e që ishte dhe mbetet reformimi gjithëpërfshirës i BFI-së.

Oferta faqebardhë

Platforma mbështetet në tri komponentë: a) në shpalosjen e veprimeve kriminale që kishin filluar të bëhen praktikë në BFI (duke numëruar një sërë vjedhjesh dhe përpjekjesh për ta kriminalizuar deri në shkatërrim të vetmin Institucion fetar islam në vend); b) pozitën e mjerueshme të BFI-së dhe perspektivat e saj shumë të errëta (sepse po instalohej politika despotike dhe po ushtrohej thyerja e kurrizit të çdo organi të BFI-së, deri në pozitën e përhershme të përkuljes) dhe, c) masat konkrete reformuese për daljen nga kjo situatë me pasoja sa më të vogla dhe rrugëtimin e shëndetshëm të BFI-së drejt synimeve të shenjta që, në fakt janë, Amanet nga Krijuesi ynë.
Platforma në fjalë u bë publike dhe hasi në përkrahje masovike. Ajo u lexua dhe u përkrah, u komentua dhe u këshillua nga qindra e mijëra myslimanë të vendit dhe të diasporës. U lexua dhe u vlerësua, madje edhe u përkra nga shumë faktorë ndërkombëtarë në vend dhe jashtë. Sepse, Platforma në asnjë germë të saj nuk mëton përçarje, shkatërrim, zhvatje, vjedhje të vakëfit dhe kriminalizim të BFI-së, marrje të pushtetit e revanshizëm, përkundrazi, prezantohet dhe përceptohet si ndër të paktat dokumenta në vend që e trajtojnë me kaq profesionalizëm dhe me kaq zell të tashmen e mjerë dhe perspektivën e lumtur të një institucioni, të një komuniteti!
Duke i shpalosur dhe ironizuar përpjekjet e Sulejman Rexhepit me tajfën e tij për ta “mbulur diellin me shoshë”, Platforma po kundrohet si e vetmja nismë e mbarë që duhet të përkrahet dhe t’u shërbejë model të gjitha komuniteteve që lëngojnë nga pushteti despotik. Vetëm Sulejman Rexhepi me myhybët e vet këtë përpjekje të sinqertë e perceptojnë si “vegël për përçarje dhe rrënim të unitetit e të Institucionit”! Kështu mendon çdo pushtet despotik! Lëkundjen e pushtetit të vet e vlerëson si lëkundje të themeleve të shtetit!

Pasojat e injorimit

Me t’u publikuar Platforma, Sulejman Rexhepi do të ngutet, në mënyrë të paligjshme do të emërojë “organe të veta”, do t’i ftojë kukullat në tryezë (në sofër te Konaku, ku luhet korrupsion i madh!) dhe prej tyre do të kërkojë përkrahje, të cilën do ta paraqesë në opinion si “unitet i fuqishëm i BFI-së dhe myslimanëve të vendit”! Ky “trup uniteti” i BFI-së do të nënshtrohet deri në zhdukje të identitetit personal dhe, zëri i tij gjysëm i pederaftë, do të dëgjohet sa herë që do të duhet të votohen aktivitetet kriminale të Sulejman Rexhepit dhe lavatriçes së punëve të tij të pista, Mustafa Dautit. Të gjithë, i tërë “trupi i unitetit” duhet të gënjejë, duhet të mëkatojë, duhet të nënshtrohet, duhet të vjedhë, duhet t’i mbulojë hajnitë, në interes absolutisht të Sulejman Rexhepit dhe Mustafa Dautit dhe, kjo “besnikëri” atyre do t’ua sigurojë qëndrimin në maje të “organeve” të Sulejman Rexhepit!
Kur u publikua Platforma si mënyrë e zgjidhjes së problemeve dhe daljes nga kriza ku po zhytej BFI-ja, veprat kriminale, hajnitë, zhvatja, korrupsioni e nepotizmi, ishin në fillet e veta të para, si dukuri antiislame mund të numëroheshin në gishta të dorës. Sikur të pranohej Platforma dhe të përdorej si dokument bazë për eliminimin e së keqes nga BFI-ja, sot do të harrohej ai “moment i paudhë”, pasojat do të ishin “të papërfillshme” pasojat, drejtimi i BFI-së do të ishte në duar të sigurta, në rrugë islame dhe trajtimi i saj do të ishte i dinjitetshëm. Sot, jo pak zëra, madje nga personalitete të larta të vendit e nga jashtë, dëgjohen tek thonë e vlerësojnë se BFI është një institucion ku nuk ushtrohet islami por krimi dhe korrupsioni!
Miratimi i Platformës do të nënkuptonte fund vjedhjes dhe zhvatjes në BFI, më pak afera, më pak dokumenta që po publikohen e që po flasin për vjedhje të arkës së BFI-së, keqpërdorim të djersës dhe kafshatës së bukës të myslimanëve të vendit; do të nëkutonte një “ish-reis” të pasur si të gjithë myslimanët e vendit; do të nëkuptonte zhdukje të përjetshme të praktikave për të vjedhë dhe këqpërdorur ndihmat humanitare, ndihmat financiare, donimet si dhe letrat me vlerë që shteti i dha si kompensim të pronave të nacionalizuara që tashmë kanë karakterin e “interesit shtetëror”; do të kishte mbyllje të rrjedhës së financave të BFI-së për korruptim të organeve të drejtësisë, për korruptim të mediave për ta përhapur të pavërtetën e “pushtetit despotik” si dhe për pasurim enorm të “familjes”! Sikur të pranohej dhe të përkrahej që në fillim kjo Platformë nga “organet” e Sulejman Rexhepit, ata sot nuk do ta kishin një “reis” të mbëthyer në komplekset e veta vdekatare që po ia shkakton e vërteta se, tashmë, mbarë bota e di se, çdo lëvizje e tij bëhet me qëllim të kamuflimit të karakterit të tij prej despoti i cili arrinë ta mbajë pushtetin duke e kriminalizuar atë deri në segmentet më të parëndësishme.
Humbëm autoritetin, e humb peshën e pakontestueshme si Institucion, humbëm pasuri e vakëf, humbëm miq e përkrahës shumë të rëndësishëm, humbëm donatorë e vlerësues, fituam një “reis” i cili si i çmendur mundohet të veshë “kosumin e pedantit” të qepur me kollumna e memoare skandaloze! Tani, vetëm Zoti mund ta shpëtojë BFI-në nga ky degradim fatal ku ka rënë. Fajtorët e këtiij degradimi tashmë i njeh tërë bota: Sulejman Rexhepi dhe “organet e tij”!

Leave a Reply