Plenkoviç: Së shpejti shpresoj nisjen e negociatave për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç është shprehur se shumë shpejt shpreson që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian .

Gjatë një konference për mediat në Beograd, Plenkoviç bashkë me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se shteti i tij është duke tentuar “të krijojë një klimë pozitive”, që mund t’ua mundësojë këtyre dy shteteve arritjen e qëllimit të tyre.

Më 1 janar të këtij viti, Kroacia është ngjitur në krye të presidencës së BE-së, që funksionin me rotacion çdo gjashtë muaj, dhe që nga ajo kohë ka treguar se do të mbështesë Tiranën dhe Shkupin.

Franca dhe Holanda kanë penguar nisjen e bisedimeve për këto dy vende vitin e kaluar, duke nxitur zhgënjim dhe shqetësim për shkak të mundësisë së rritjes të ndikimit rus dhe atij kinez në Ballkanin Perëndimor.

Për të qenë i gatshëm për anëtarësim në BE, vendi që aplikon duhet fillimisht të negociojë 35 fusha, duke përfshirë, bujqësinë, transportin, energjinë, dhe politikat gjyqësore e shoqërore.

Leave a Reply