Po vërtetohen konstatimet kombëtare për vjedhjen e BFI-së nga Sulejman Rexhepi

3 / 100 SEO Score

Pas një trysnie publike gjithëkombëtare, më në fund, Sulejman Rexhepi u detyrua që ta publikojë shifrën e mbledhur si donacion i shqiptarëve të Maqedonisë për vëllezërit shqiptar të goditur rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit! Që në ditën e parë, kur këtë publikim e bëri “shërbimi” i Sulejman Rexhepit dhe jo vetë Mftinitë, të cilët do të duhej të ofronin edhe listën e donacioneve prej secilit xhemat përkatës, u konstatuan vjedhjet trashanike që i kishin bërë Sulejman Rexhepi dhe lavatriçja e punëve të tij të pista, Mustafa Dauti.
Mbi 700 xhamitë e vendit, sipas Sulejman Rexhepit, mezi paskan mbledhr diçka mbi 120 mij euro!!! Hajnia u provua në Gostivar! Sipas Sulejman Rexhepit, Myftinia e Gostivarit paska mbledhur gjithësej 22 mij euro, ndërsa, paraqitet xhemati i ¬Çegranit i cili vërteton se vetëm në këtë fshat janë grumbulluar mbi 21 mij euro!
“Nga dita e sotit fillon menaxhimi i kësaj shume në Durrës dhe rrethinë”, kishte theksuar Sulejman Rexhepi në komunikatën e tij! Ky ishte paralajmërimi për vjedhjen e dytë që do t’i bëhej tërë shumës së grumbulluar nga shqiptarët e Maqedonisë! Si do të nxirren ato para jashtë kufirit për t’u menaxhuar në Durrës? Ato para do të menaxhohen nga Mustafa Dauti?! Nga hajni i dëshmuar katërcipërisht si i pashpirt!
Dhe, për herë të tretë vërtetohet se parat po vidhen, përmes një informate të thatë që thotë: “Vazhdojnë aksionet e OH Hilal BFI për zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.” E gjithë kjo e ilustruar me disa fotografi të Mustafa Dautit para një kamioni me ndihma humaitare, që të gjitha të mbështjella shumë fort me najllona, me qëllim që mos të dalë në pah emblema e Dijanetit të Turqisë të stampuar në kutitë me ndihma të cilat u vodhën nga Sulejman Rexhepi dhe Mustafa Dauti! OH Hilal e Mustafa Dautit paska bërë aq shumë aktivitete sa, tashmë të gjitha paratë qenkan sosur dhe se aksioni i tyre qenka shtrirë edhe në Turqi prej nga paskan sigurar paketa të shumta me ndihma humanitare turke! Kështu po ju thuhet shqiptarëve kur po pyesin “ç’ne Hilali me pakot turke”?!
Shtabi i emergjencës shqiptare që në ditën e tretë pas tërmeti doli publikisht dhe i luti të gjithë shqiptarët që mos të dhurojnë më artikuj ushqimor e higjienik sepse janë mbledhur aq shumë sa ka gjasë të mos shpenzohen vite e vite. U apelua kombëtarisht që ata që dëshirojnë të ndihmojnë le ta bëjnë këtë në formë të mjeteve materiale, në lekë! U hap xhirollogaria qeveritare e cila do të kontrollohet ga komisioni gjithëkombëtar i themeluar për këtë rast! Pse mjetet finansiare të grumbulluara nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk u derdhën në këtë xhirollogari përmes bankave të vendit po, u dashka që të shkohet në “vendin e ngjarjes”! Për të humbur gjurmët e vjedhjes totale, apo! Për të shpenzuar kot e kot në një ekskurzion si dhuratë për “njerëzit” e Sulejman Rexhepit?! Haram u qoftë! Haram edhe përpjekja për t’i mashtruar shqiptarët dhe myslimanët e Maqedonisë së Veriut që kontribuan për vëllezërit e tyre në Shqipëri. Haram edhe “organeve të Mulla Sulës”, Myftinjëve që po e heshtin dhe po e ndihmojnë këtë vjedhje të turpshme!
Heeejjj, vetëm gazetari i respekuar i “Gjurmët shqiptare”, Marin Mema, ka grumbulluar 1.6 mlion dollarë, kurse BFI-ja e degraduar në firmë private të Mulla Sulës, mezi ka grumbulluar 120 mij euro!!! O shumë poshtë ka rënë nami i BFI-së, bre!

Leave a Reply