Pogba e lë Kombëtaren franceze, pasi Macron tha se islami është burim i terrorizmit

Paul Pogba e ka braktisur Kombëtaren e Francës, pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, se islami është gjoja burim i terrorizmit ndërkombëtar.

Mesfushori i Manchester Unitedit thuhet ta ketë marrë vendimin për të hequr dorë nga kombëtarja pas komenteve të liderit të vendit të premten.

Thuhet se prapa vendimit të tij qëndron edhe vendimi i qeverisë franceze për ta nderuar mësuesin i cili publikoi fotografi fyese të profetit Mohamed, të cilat e kanë hidhëruar dhe zemëruar Pogban, sipas tabloidit britanik The Sun.

Kjo sipas burimeve të tabloidit britanik, pasi as Federata e Futbollit të Francës e as vetë 27-vjeçari nuk kanë komentuar rreth këtyre thashethemeve.

Leave a Reply