Policët ndalojnë shoferin e kamionit dhe i bllokojnë mjetin/ Vëllezërit dhe kushërinjtë sulmojnë efektivët

Një përplasje mes policisë dhe disa qytetarëve u regjistrua mbrëmjen e kësaj të premteje në Has të Kukësit. Efektivët ndaluan për kontroll një kamion pa targa, i cili ishte ngarkuar me material kromi.

Shoferi refuzoi t’u jepte atyre dokumentacionin e mjetit dhe për rrjedhojë, ai u shoqërua në komisariat për të bllokuar kamionin.

Vëllezërit dhe kushëriri i shoferit “u hodhën në sulm” pas kësaj ngjarjeje.

Ata u konfliktuan dhe kanosën punonjësit e policisë me qëllim që të mos bllokonin kamionin. Të tre shtetasit u arrestuan, ndërsa u shpall në kërkim edhe një prej vëllezërve të shoferit.

Leave a Reply