Policia arreston ikonën e opozitës në Bjellorusi

Protestat në Bjellorusi kanë vijuar dhe gjatë së shtunës, ku mijëra qytetarë iu bashkuan marshimit në Minsk dhe kërkuar dorëheqjen e Presidentit Alexander Lukashenko të japë dorëheqjen.

Sipas mediave ndërkombëtare, në këtë marshim pjesëmarrja e grave ishte shumë e madhe dhe ato lëshonin thirrje në kor: Vetëm frikacakët rrahin gratë!

Policia pas trazirave arrestoi qindra gra, ku prangosi dhe Nina Bahinskaya-n, një 73-vjeçare e cila është bërë një ikonë e lëvizjes protestuese.

Protesta masive priten dhe gjatë të dielës, pasi qytetarët janë të bindur se zgjedhjet e gushtit u manipuluan.

Presidenti Lukashenko, i cili ka drejtuar Bjellorusinë për 26 vjet, është shprehur se ka arritur fitore dhe në zgjedhjen e fundit, por liderët e opozitës shprehen se janë ata që duhet të marrin pushtetin tani pas populli është me ta.

Leave a Reply