Policia Financiare heton objektet e projektit “Shkupi 2014”

Policia Financiare ka hapur disa procedura parahetimore rreth projektit “Shkupi 2014”, ku do të hetohet edhe ndërtimi i objektit të Arkivit Shtetëror, Muzeut Arkeologjik dhe Gjykatës Administrative.

Për momentin nga Policia Financiare nuk japin detaje se çfarë kanë zbuluar saktësisht, por konfirmojnë se punojnë intenzivisht në projektin “Shkupi 2014”.

Javën e kaluar prokurorët e PSP-së u panë në Policinë Financiare, por nga asnjëra palë nuk zbuluan detyre konkrete.

PSP në dhjetor të vitit të kaluar njoftoi se ka marrë lëndën e “Shkupit 2014” dhe Prokuroria Themelore dhe se menjëherë do të dillojnë të veprojnë.

Leave a Reply