Policia greke kontrolle edhe në shtëpitë e qytetarëve

Festa e ndërrimit të vitit këtë herë është krejtësisht ndryshe. Shumë vende të Europës kanë vendosur kufizime të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Në Greqi levizja e qytetarëve do të jetë e ndaluar nga ora  22:00 deri deri në 5 të mëngjesit. Policia në rast të një denoncimi, ka të drejtë që në prani të një prokurori të futet në shtëpinë e njerëzve për të kontrolluar numrin e personave në ambient të mbyllur, ndërsa gjoba është 3,000 euro për organizatorin dhe 300 euro për të ftuarit.

Në Itali për shmangur tubimet qeveria kanë shtuar orarin e ndalimit nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit të 1 Janarit.

Qeveria franceze ka vendosur të nxjerr 100,000 policë në rrugë për t’u siguruar që rregullat do të zbatohen. Qytetarët që nuk do të respektojnë ndalimin nga ora 20:00 deri në orën 6 e mëngjesit do të gjobiten me një shumë prej 135 euro.

Gjermania aktualisht është në një izolim total deri në 10 janar .Zyrtarët  ndaluan shitjen e fishekzjarreve. Në Britaninë e Madhe, ku është shfaqur varianti i ri i koronavirusit, të gjithë qytetarët janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi vetëm me familjarët .

Leave a Reply