Pollozhani: Heshtja e Ali Ahmetit dhe Xhelal Bajramit për “Monstrën” përbën vepër penale, të reagojë Prokuroria (VIDEO)

Kryetari i shoqatës së të burgosurve politik shqiptarë, Shpëtim Pollozhani, thotë se heshtja e kreut të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish zëvendës ministrit të brendëshëm, Xhelal Bajrami, për rastin “Monstra” përbën vepër penale, shkruan gazeta LAJM. Pollozhani, thotë se heshtja e tyre i ka ndihmuar fabrikimit të rastit dhe i bën thirrje Prokurorisë që të reagojë.

“Heshtjën e Xhelal Bajramit dhe Ali Ahmetit unë i quaj vepra penale penale për të cilat duhet të reagojë Prokuroria. Sipas të gjitha ligjeve të vendit fshehja e një krimi është një vepër penale dhe ato e kanë konsumuar këtë vepër me plotë kuptimin e fjalës. Ai ka qenë zëvendësministrër dhe tjetri kryetar partie dhe ata me heshtjen e vetë i kanë kontribuar grupit të fabrikuar te Liqeni i Smilkovës, ku njerëzit i vuajtën burgjet që më në fund pas presioneve të ripërsëritet gjykimi”, tha mes tjerash në një prononcim për gazetën LAJM, kryetari I shoqatës së të burgosurve politik shqiptar, Shpëtim Pollozhani.

Këto komente Pollozhani i ka bërë pas protestës së sotme kundër rasteve të montuara, duke komentuar sms-të që u publikuan në seancën e fundit gjyqësore për rastin “Monstra” mes Ali Ahmetit dhe Xhelal Bajramit, ku ky i fundit i shkruan liderit të BDI-së se vrasësit e 5 të rinjve maqedonas te Liqeni i Smilkovës në vitin 2012, duhet të kenë qenë profesionist./Gazeta LAJM

Pollozhani: Heshtja e Ali Ahmetit dhe Xhelal Bajramit për “Monstrën” përbën vepër penale – të reagojë Prokuroria (VIDEO)

Shpëtim Pollozhani: Heshtja e Ali Ahmetit dhe Xhelal Bajramit për “Monstrën” përbën vepër penale – të reagojë Prokuroria (VIDEO)

Posted by Lajm TV on Friday, November 1, 2019

Leave a Reply