Pompeo akuzon Rusinë për sulmet kibernetike

Në shënjestër ishte agjencia e armëve bërthamore

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo fajësoi hapur Rusinë për atë që është konsideruar si sulmi më i rëndë i spiunazhit kibernetik i ndodhur ndonjëherë ndaj qeverisë amerikane. Bëhet fjalë për një sulm ndaj organizatës qeveritare SolarËind, një zyrë që administron armët bërthamore në vend.

Sulmi ka nisur prej muajsh, por javën e kaluar ai u intensifikua ndjeshëm. “Mund të themi shumë qartë se ishin rusët ata që u morën me këtë aktivitet“, tha Pompeo. Ai nuk dha detaje rreth lidhjeve të pretenduara të Moskës me këtë sulm.

Edhe Rusia ka mohuar çdo përfshirje në këtë aktivitet. Hakerat sulmuan edhe disa organizata të tjera në botë, përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Ekspertët e quajtën një nga sulmet më të mëdha kibernetike që ka ndodhur ndonjëherë dhe se do të duhen ndoshta vite për të kuptuar atë që ka ndodhur.

Pompo tha se prej muajsh Rusia kishte mundur të futej në disa agjenci qeveritare amerikane, por edhe kompani private. Të sulmuara ishin departamenti amerikan i energjisë, departamenti i thesarit, por edhe ato që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjes dhe tregtisë. Pompeo tha se Rusia po përpiqej të “minonte mënyrën tonë të jetës”, duke shtuar se Presidenti rus “Vladimir Putin mbetet një rrezik real po tencial.

Leave a Reply