Praktikat inkuizicioniste në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së

I vetmi Institucion në Maqedoninë e Veriut, ndonëse me një traditë disashekullore, i cili nuk ka kurrfarë arkivi, është Bashkësia Fetare Islame në RMV. Në arkivin shtetëror mund të gjenden dokumenta historik, por, në BFI, jo! Retushimi i historive personale është budallallëk, kurse retushimi, apo shkatërrimi i historive të një Institucioni (për më tepër si BFI-ja) është krim, dhe akti i tillë duhet të sanksionohet si krim ndaj njerëzimit, kurse kryrësi si kriminel

Shkruan Dr. Zeqie Veseli

Dikur, në këtë Institucion, të hedhur grumbull, si plaçka pa vlerë, në dysheme e mbi tavolina, të mbushur me pluhur e me ndytësira, ekzisonin disa fletore-regjistra, në të ciat ruheshin të evidentuar të dhëna me vlera historike, të dhëna që përfshinin datën nga Kushtetuta e parë e BFI-së, në kohën e Jugosllavisë mbretërore, dokumente të pasluftërave botërore, të periudhës komuniste, por që të gjitha, me qëllim që të lirohen zyre për “kryetarin” e Shoqatës “Ilmije” dhe, në veçanti, zyre për hajnin e ndytë, emblemën e së keqes të BFI-së, Mustafa Dautin, që të gjitha u pastruan në “fabrikën e letrave”! Askush asgjë nuk di për ato regjistra! U pastruan natën, me terr. Nuk u kuptua se kush i priu këtij aksioni dhe kush e dha urdhërin për këtë krim historik!
Sulejman Rexhepi, duke e konceptuar BFI-në si zyre personale e bisnes-ndërmarrjes së tij, sillej tamam si i çartur. Gjithçka që ishte e kohës së të ndjerit Jakup Selimovski, duhej të shkatërrohej, siç e shkatërroi akivin edhe të pararendësve të tij! Pastaj, gjithçka që ka qenë aktivitet dhe jetë fetare në kohën e sekretarit gjeneral Afrim Tahiri u shkatërrua, u eliminua nga arkivi elektronik, nga dosjet, nga dokumentat. Urdhëri ishte – askund nuk guxon të figurojë emri i Afrim Tahirit!
Sulejman Rexhepi inatin e shprehte mbi dokumenta e fakte që lidheshin për emra konkret e që nuk pranuan t’i shërbejnë emrit të përveçshëm të Sulejman Rexhepit!
Veç kësaj qasje idiotike ndaj dokumentave me vlera historike, Sulejman Rexhepi pati një qëndrim të veçantë edhe ndaj dokumentave që kishin të bëjnë me financat, si urdhëresa, propozime, vendime, etj. Bleu katër makina bluajtëse të dokumentave dhe, i pozicionoi nëpër zyrat më problematike në të cilat me muaj të tëra janë bluar dokumenta të cilat praktikisht do ta faktonin krimin e tij dhe që ngrisnin historinë e një periudhe kriminale të BFI-së në periudhën okupuese nga “regjimi” i Sulejman Rexhepit!
Dihet edhe sulmi që iu bë zyres së financave, kur bukvalisht u kidnapua arkatari Shaban Ramani, dhe kur nën kërcënime e shantazhi i dorëzoi të gjitha regjistrat, dosjet si dhe mijëra dokumenta, të cilat pastaj, në “dhomën e turpit” të Sulejman Rexhepit u asgjësuan, u përmirësuan e u falsifikuan, që të gjitha! U alarmua dynjaja por askush nuk mori masa!
Sot, në epokën e re, në periudhën postsulejmaniane, si postKrishtit, po lulëzon një retushim tjetër i historisë! Të gjithë myftinjtë si dhe kordinatorët e myftinive të Sulejman Rexhepit ishin puthadorë të tij, ishin sahanëlëpirësa si zagarët e tij, luteshin natë e ditë që Zoti t’i japë fuqi dhe jetë sa më të gjatë Sulejman Rexhepit. Ishin “myftinjë” që shërbenin ekskluzivisht për t’ia mbuluar turpin Sulejman Rexhepit, për t’i mbuluar hajnitë, për t’ia falur pronat e vakëfit, të mirat materiale e financiare, për t’ia mbuluar krimin dhe budallallëqet, për t’i duartrokitur e për t’ia lëmuar shpinën, për t’ia larë e shpëlarë sa herë që e dhiente punën Sulejman Rexhepi! Sa herë që takoheshin me Sulejman Rexhepin e bënin nga një set fotografishë, si adoleshentet me “vip”-at, të cilat i publikonion nëpër fb-at e tyre personale dhe për t’u mburrur para opinionit të vendit e më gjërë se sa janë të afërt me PRONARIN e tyre, Sulejman Rexhepin!
Sot, hyni dhe shihni galeritë e këtyre myftive, sidomos të atyre që, pasi u ngopën me fëlliqësirat e Sulejman Rexhepit, ia dhanë nga një shqelëm bythës. E kanë korrigjuar galerinë! Dikur mburreshin për çdo foto e për çdo incizim të shkrepur me Sulejman Rexhepin, ndërsa sot turpërohen! Turpërohen apo frikësohen! Turpërimi është shenjë pendese, ndërsa frikësimi është shenjë shqetësimi nga mundësitë reale për t’u dokumentuar përfshirja e seclit prej tyre në krimet e Sulejman Rexhepit kundër BFI-së. Pikërisht kjo është arsyeja që, sahanëlëpirësit e Sulejman Rexhepit, sot mundohen ta retushojnë të kaluarën e tyre.
Këta maskarenj, i kanë fshirë të gjitha fotot, të gjitha inçizimet dhe, me këtë, mendojnë se sapo kanë dalur nga “ihrami”! Nuk dinë gjë se çka ka qenë deri para një viti! Nuk pranojnë gjë! Nuk ka pasur asgjë me rëndësi për t’u mbajtur mend! Në historitë e tyre kurrë nuk ka qenë i përfshirë Sulejman Rexhepi, as në historinë e tij nuk ka qenë i përfshirë kurrfarë myftiu apo kordinatori! Nuk janë as deklaratat e tyre që e mburrnin Sulejman Rexhepin, nuk janë as lutjet e tyre tonikisht e vizualisht duke e lutur Zotin që t’i japë shëndet e jetë të gjatë këtij farë “bereqeti”!
Kujtesa e popullit është me e fuqishme se çdo flakë, se çdo vërshimë, se çdo makinë bluajtëse, se çdo plan për shkatërrim të fakteve dhe dokumentave! Kujtesa e popullit përcillet brez pas brezi, kësaj kujtse nuk mund t’u futet as flaka e as vërshima, siç mund t’i futet një objekti arkivor! Kjo kujtesë është gjithëpopullore dhe, mund të vyshket vetëm nëse bie kolona gjenetike e popullit tonë. Një gjë që kurrë nuk mund të ndodhë, sado që mund të jetë në lutjet permanente të Shaqir Fetait dhe të sojit të tij!
Retushimi i historive personale është budallallëk, kurse retushimi, apo shkatërrimi i historive të një Institucioni (për më tepër si BFI-ja) është krim, dhe akti i tillë duhet të sanksionohet si krim ndaj njerëzimit, kurse kryrësi si kriminel.

Leave a Reply