Presidenca sulmon BE-në: Ta lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga mazhoranca

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi sulmoi zëdhënësen e Bashkimit Evropian Maja Kocijancic duke thënë se ajo keqpërdoret nga qeveria për interesa të lajmeve të ditës.

“Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, shkruan Blushi në një postim në rrjetin social.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së Kocijancic ku thoshte se kushtetuta dhe legjislacioni flet qartë për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dhe për rolin zhbllokues të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nëse presidenti nuk shprehet brenda afatit 30 ditor.

Leave a Reply