Presidenti Thaçi kërkon ndihmën e sekretarit të Ligës Arabe në lobimin për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork për seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot në Nju York, Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kreu i shtetit ka falënderuar sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.

Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

“Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheitin, kërkova mbështetjen e tij për të lobuar te shtetet anëtare të Ligës Arabe që ta njohin pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaci në Facebook.

Leave a Reply