Pro et contra / Një detyrë kombëtare e PDSH-së dhe BESËS

Është një obligim kombëtar e fetar që t’i bashkangjesin forcat e veta PDSH dhe BESA dhe ta fitojnë Çairin, duke mos lejuar që të ngelë sërish në dorën shkatërrimtare e cila do të behet edhe më e pistë pikërisht për shkak të kapjes së saj për dore që sjell votë nga blloku politik maqedonas.  Fitorja e PDSH-së dhe BESËS në këtë Komunë do të ishte më e vlefshme se cilado fitore tjetër. Këtë konstatim e sjell çdo analizë e pavarur e bërë nga kokat e ftohta dhe jomilitantiste 

Shkruan Qani Metushi

 

Një fushatë tepër e egër dhe në të mirë të Visa Ganiut kanë filluar njerëzit e BDI-së si dhe disa media të kontrolluara prej kësaj Partie. Një fushatë mediale dhe propagandistike e paparë! Po pse kaq në ofensivë BDI-ja? Natyrisht, që po frikësohet nga ndonjë debakël i mundshëm, i cili mbase do ta kishte hedhur përgjithmonë tutje margjinave të historisë! Jo, në histori gjithësesi që do të ngelë, të paktën në historinë e Komunës së Çairit! Sepse, kjo komunë do të jetë pikërisht vendi ku do të dërmohen deri në palcë strukturat e BDI-së, natyrisht nëse arrijnë të fitojnë. Fitorja  e tyre do të jetë pikërisht si “fitorja e Pirros”! Jo vetëm për shkak të ndihmës nga ana e votave maqedonase, por edhe për shkak se do t’i duhen që t’i mbyll të gjitha dosjet kriminale të pararendësve të vet si dhe do të jetë i detyruar që dështimet partiake t’ia mveshë bashkëpartiakut të vet, duke qenë i detyruar që ta zhveshë deri në palcë BDI-në. Politika në të shumtën e rasteve di të jetë edhe tepër e pashpirtshme.

Të supozojmë se LSDM-ja dhe një grusht njerëzish të Mulla Sulës do t’ia sillnin fitoren kandidatit të BDI-së, Visar Ganiut! Ky vjen në pushtet lokal dhe e gjenë arkën bosh madje me miliona euro borxh! Plus korrupcionin për ish-Komunalecin që e mjelën bashkë me Mulla Sulën. Për mos realizimin e premtimeve për shkak të mungesës së buxhetit, dikujt do të duhet t’ia lë fajin, madje atë faj ta përshkruaj në mënyrë narrative, jo vetëm duke e drejtuar gishtin në ajër! Nëse fiton, Visar Ganiu do të jetë në pozita më të vështira prej të gjithë kandidatëve të tjerë për kryetar komunash.

Tri mandate të BDI-së në drejtim të Komunës së Çairit drejt një krimi të paparë urbanistik, drejt një degradimi total të infrastrukturës, drejt një devalvimi absolut të kësaj Komune e cila dikur vlerësohej si komuna më e mirë në Maqedoni. Asnjë investim konkret, asnjë ndërtim, asnjë rregullim, asnjë avansim. Tallje totale me identitetin kombëtar, kulturor e fetar të shqiptarëve të Komunës së Çairit. Janë pallavra mburrjet se në këtë komunë u ndërtuan disa xhami! Sepse, kjo komunë në ndërtimin e tyre nuk harxhoi qoftë edhe vetëm një denarë. Xhamitë janë kontribut i buxhetit familjar të të gjithë myslimanëve të Maqedonisë. E kemi Skënderbeun dhe sheshin? Le t’i marrë BDI-ja dhe le t’i çojë në shtëpi të vet, sepse askujt nuk po i hynë në punë, ama bash askujt. Kështu që, fushatën që po e zhvillojnë, fatkeqësisht po e ngrisin mbi elementa të gënjeshtrës dhe të talljes me shqiptarët e kësaj Komune.

Nuk kuptohet vetëm një gjë?! Prej nga arroganca e tyre dhe guximi i tyre i pistë që të sulmojnë oponentet e tyre politik, të cilët, asnjëherë më parë nuk kanë qenë kurrfarë faktori në këtë Komunë? Ç’të keqe i paskan bërë shqiptarëve të Çairit, për shembull, doktor Idriz Orana, apo doktor Zekerija Ibrahimi, që mos ta fitojnë këtë komunë! Është mëkat i madh që të sulmohen këta dy personalitete të pastër, të aftë, të zgjuar dhe, mbi të gjitha, të devotshëm, kurse të përkrahet dhe të agjitohet për kandidatin e partisë së përfolur për zina (amoralitet), për imoralitet, për vjedhje, për tradhëti, për vrasje, për frymëzim të tyre për ta interpretuar Kuranin pasi t’i kenë pirë dy-tri gotra raki (!!!), për falje të interesave kombëtare në këmbim të një kolltuku, siç është BDI-ja!

Prandaj, është një obligim kombëtar e fetar që t’i bashkangjesin forcat e veta PDSH dhe BESA dhe ta fitojnë këtë komunë, duke mos lejuar që të ngelë sërish në dorën shkatërrimtare e cila do të behet edhe më e pistë pikërisht për shkak të kapjes së saj për dore që sjell votë nga blloku politik maqedonas.  Fitorja e PDSH-së dhe BESËS në këtë Komunë do të ishte më e vlefshme se cilado fitore tjetër. Këtë konstatim do ta sillte çdo analizë e bërë nga kokat e ftohta dhe jomilitantiste.

Leave a Reply