Pro et contra / Pse po xhindoset BDI-ja e Shkupit

6 / 100 SEO Score

BDI-ja në nivel qendror në zgjedhjet e fundit u ndëshkua shumë rëndë, nga vetë votat shqiptare, u thy në “kiçmë”! Përkundër projekteve djallëzore, përkundër premtimeve e punsimeve, përkundër miliardave që do t’i sillnin në vendbanimet shqiptare, megjithatë, u pjerdhën në shishe. Ky trend i pjerdhes në shishe do t’i përcjellë edhe në këto zgjedhje lokale, ngase tërë populli shqiptar po e sheh fare mirë se edhe kësaj radhe po tallen shumë keq

Shkruan  Zog Bela

 

U publikua një reagim i shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën e Çairit, sipas të cilit, kandidati i BESËS për këtë Komunë, Zeqirja Ibrahimi, po u merrkëka me shpifje në mungesë të programit partiak. Mos po dëshirojnë këta të BDI-së që dështimet e tyre të trajtohen si suksese madhështore dhe, ndërkohë, të lejohen që edhe më tej të gënjejnë, të tallen me shqiptarë, si ai kandidati i Mulla Sulës në Saraj, Blerim Bexheti që thotë se do t’i sjellë 400 milion euro për Liqenin e Sarajit!!! Deri në këtë nivel shkon pafytyrësia e tyre e bekuar prej kryegënjeshtarit të Shkupit dhe më gjërë, Mulla Sulës!

Pse nënvizohet këtu emri i Mulla Sulës! Cili është mëkati i tij këtu? Sepse, ka hapur një guzhinë publike ekskluzivisht për shtabet e BDI-së që vegjetojnë në Shkup dhe, po hanë e po pinë në KONAKU-n e tij, po e ushqejnë gënjeshtrën dhe talljen, duke e marrur bekimin e Mulla Sulës. A ka më trishtim për një “klerik” se sa të vihet në shërbim të djallit, të së keqes, të pijanecëve, narkomanëve, të pamoralshmëve, të vihet në shërbim të tradhëtarëve, në shërbim të tallësve, në shërbim të vjedhësve të xhepave të shqiptarëve të ngratë? E pra, Mulla Sula (i dashuri i gazetarit të shkretë, Avni Halimit) është vënë në shërbim të të gjithë këtyre njerëzve që tashmë shquhen si hyzmeqarë të së keqes, ndërkohë që, e devotshmja, sinqeriteti dhe brenga për popullatën lokale ju pengon jashtëzakonisht shumë.

Të enjtur nga mishi i kurbanëve të cilin e ka vjedhur dhe e menaxhon Mulla Sula dhe të cilin e shtron në “kuzhinën popullore” të tij që frekuentohet ekskluzivisht prej njerëzve të BDI-së, dalin dhe pastaj ankohen se dikush po merret me të kaluarën e tyre, dikush po ua përkujton të kaluarën e trishtë dhe se tërë këtë po e bëka sepse nuk paska program të vetin!

Akuzohet kandidati i BESËS për Komunën e Çairit, Zekerija Ibrahimi se, po u merrkëka me dështimet 12 vjeçare të BDI-së në Komunën e Çairit, sikundër edhe në komunat e tjera, madje edhe në nivel qendror, duke u shndërruar në ogurzi për perspektivën shqiptare në Maqedoni.

Doktor Idriz Orana në debatin televiziv ju tha që, si delegat i Qytetit të Shkupit, i posedon të gjitha informacionet zyrtare të keqpëdorimit të postit në dëm të qytetarëve të Çairit e në të mirë të një grusht kriminelësh e keqbërësish nën siglën e BDI-së! Pse asnjë nga kjo kastë e re e BDI-së nuk po distancohen nga kjo periudhë e zymtë, pse nuk i premtojnë një perspektivë të re dhe, për të ardhur te ky premtim, pse nuk po soladirzohen me kriticientët e tyre që vijnë nga partitë e tjera? Kjo është korrektësi shqiptarçe, dhe jo vajtimi i tyre qyqarë duke u lutur që t’ju falet e kaluara e tmerrshme e tyre.

A e din Blerim Bexheti se çka do të thotë buxhet prej 400 milion euro, madje për një “lokalitet” të dështuar! A e di Blerim Bexheti që nuk ka shans të posedojë një komunë e Maqedonisë me një buxhet të atillë, madje si donacion nga jasht dhe jo donacion qeverie! Apo, i rrasur në alkool deri në fyt, në ndodnjë tavolinë të Konakut, nën efektin e rakisë apo “Amstelit” ia futë si kau pelës, siç do të thoshte Arian Çani.

BDI-ja në nivel qendror në zgjedhjet e fundit u ndëshkua shumë rëndë, nga vetë votat shqiptare, u thy në “kiçmë”! Përkundër projekteve, përkundër premtimeve e punsimeve, përkundër miliardave që do t’i sillnin në vendbanimet shqiptare, megjithatë, u pjerdhën në shishe. Ky trend i pjerdhes do t’i përcjellë edhe në këto zgjedhje lokale, kështu që, mos të hapërdaren kaq shumë, mos të premtojnë gënjeshtra humoristike, mos të tallen me popullatën lokale, sepse duhet të kuptojnë se edhe kësaj radhe do të ndëshkohen, ngase tërë populli shqiptar po e sheh fare mirë se po tallen shumë keq!

As “duatë dhe lutjet e magjisë së zezë” të Mulla Sulës, as premtimet e Ali Ahmetit dhe as turpërimi i Visar Ganiut nga dështimet 12 vjeçare të Izet Mexhitit, nuk do ta shpëtojë BDI-në. Jo sepse po dëmtohen “nga shpifjet në mungesë të programit” nga Zeqirja Ibrahimi dhe dr. Idriz Orana e Azem Sadiku, por, mbi të gjitha, ngase do të ndëshkohen nga vetë populli shqiptar nga kjo gadishmëri e pacipë e kandiatëve të BDI-së për t’u tallur edhe më rëndë me shqiptarët lokalë. Nëse shejtani ha llokuma, shqiptarët nuk po pijnë naftë, as “Skopskot” e KONAKUT të Mulla Sulës, të fshehur në kthinat e guzhinjerëve që po rrëqethen çdo ditë e çdo natë nga kjo hile mullasuliane!

Leave a Reply