Pro et contra / Qani Nesimi kundër Mulla Sulës?!?

Myftiu i jashtëligjshëm, i emëruar në këtë post në mënyrë diktatoriale nga Mulla Sula, këto ditë, përmes një deklarate të vet paralajmëroi plasaritje të forta në mes të Myftinisë së Tetovës dhe BFI-së së Mulla Sulës. Shkak fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore që po zhvillohen në Maqedoni

 

Shkruan Zeqie Veseli

 

Fushata zgjedhore në Maqedoni tashmë ka filluar edhe zyrtarisht! Kurse jo zyrtarisht është duke u zhvilluar tash e një muaj më herët, edhe atë e prirur nga Mulla Sula.

Çuditërisht, deri para këtyre zgjedhjeve, BFI-ja e Mulla Sulës, në pamundësi për t’i penguar të punësuarit në BFI që të përfshihen nëpër fushata zgjedhore, dilte me një apel në formë të kërcënimit që ua bënte me dije të gjithëve që do t’u nënshtrohen masave disiplinore nëse përfshihen në cilëndo fushatë tjetër jasht asaj ku ishte Sulejman Rexhepi. Përfshirjen në fushatë e kishte ekskluzivisht ky farë “bereqeti” si dhe njerëzit rreth tij që aderojnë në po atë parti që për momentin është bërë digë para drejtësisë që po përpiqet ta ulë Mulla Sulën në bankën e akuzës. Kjo është arsyeja për shkak të së cilës Mulla Sula kërkon prej të gjithë “miqve” të vet që të angazhohen në atë fushatë ku do të jetë Mulla Sula, pa apele, pa pompozitet por, në mënyrë të heshtur dhe “nëntokë”!

Mulla Sula një muaj më parë e ka bërë fakt të kryer fitoren e Blerim Bexhetit në Komunën e Sarajit dhe, në një farë forme, i është kërcënuar të gjithëve që nuk do t’ia japin votën kandidatit të BDI-së për këtë Komunë. Duhet pasur parasysh se, Mulla Sula është ujk i vjetër i cili di të gjuajë gjahun e vet sidomos kur ka tym e mjegull! Komuna e Sarajit është “shumë e nxehtë”, në të cilën duhet pasur shumë kujdes, sepse, aty përveç këmbënguljes së Mulla Sulës për fitore të Blerim Bexhetit, janë edhe nja dy këmbëngulje që nuk e pëlqejnë këtë pozicionim të tij. Aty këmbëngul për humbje të Blerimit si Komandant Agim Krasniqi, ashtu edhe Komandant Rafiz Haliti, të cilët nuk aderojnë në partinë e Ali Ahmtit dhe të Mulla Sulës, të cilit, pa dyshim që i duhet një situatë e palakmueshme, qoftë edhe tragjedi, vetëm e vetëm që të gjendet një “tradhëtar” më gjaksor në këtë anë se sa Mulla Sula!

Mulla Sula, duke e ngritur në pozita të evliasë Izet Mexhitin dhe duke e dekoruar me shpërblimin personal të tij “Myfti Vebi Dibra”, në fakt e promovoi kandidatin për kryetar të Çairit, Visar Ganiun, të cilin, madje të vetmin kandidat e ftoi që të hedhë disa llopata beton në gurthemelin e xhamisë së Fushë Tophanës. Po ashtu, ditë të fundit afrimi i Mulla Sulës me Nevzat Bejtën dhe Talat Xhaferin është bërë i papërmbajtshëm. Në Myftininë e Shkupit, aty ku Mulla Sula ka bërë krim mbi vakëfin e kësaj Myftinie, është e pamundur që të zhvillohet ndonjë ceremoni fetare pa i ftuar strukturat e BDI-së, ashtu siç nuk zhvillohet asgjë as në Myftininë e Gostivarit, ku ka bërë po ashtu krime në vakëfin e kësaj Myftinie, pa i ftuar përfaqësuesit lokal dhe qendror të BDI. Nga një shikim në fotot nga ceremonia e hapjes së Medresesë së femrave në Gostivar, fare lehtë do të kuptohet qëndrimi nonshalant i Mulla Sulës në raport me eprorët e vet. Ai në një ceremoni fetare, të BFI-së, në rreshtin e parë ulet me figura dhe aktivistë politikë të BDI-së, ndërsa eprorët e vet, madje me çallmë në kokë, i ulë në rreshtin e dytë, të tretë, të katërt! Partinë e Ali Ahmetit, BDI-në, Mulla Sula e konsideron si kondom-parti dhe këtë e ka deklaruar jo njëherë.

Megjithatë, kundër këtij qëndrimi kaq partiak të Mulla Sulës, këto ditë doli i acaruar Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi! “Myftinia e Tetovës përmes një komunikate ka bërë thirrje që komuniteti musliman në Tetovë, mos të bëhet viktimë e manipulimeve parazgjedhore. Të mos keqpërdoret autoriteti i myftiut Qani Nesimi, imamëve, muezinëve dhe mualimëve që janë angazhuar nëpër xhami”, shtojnë ndër të tjera në komunikatë! Përderisa Mulla Sula këmbëngul që të gjithë strukturat e tij, të gjithë myslimanët e vendit të angazhohen për fitoren e BDI-së në sa më shumë komuna, eprori i tij i verbër, Qani Nesimi, i del kundër duke ia bërë të qartë që Mulla Sula nuk ka se çka thirret në emrin e Qani Nesimit, i cili madje, lë të nënkuptojë se komuniteti mysliman i Tetovës mund të bëhet viktimë e manipulimeve parazgjedhore. Si bëhen këto manipulime?! Duke e dëgjuar apelin e Mulla Sulës apo duke e dëgjuar apelin e Qani Nesimit? Pa dyshim që, të dy apelet janë manipulim. Sepse, nëse nuk ka plasaritje, nëse nuk i kundërpërgjigjen drejt për drejt apaleve të Mulla Sulës për t’iu bashkangjitur BDI-së në këtë fushatë, atëherë del se Qani Nesimi ka zgjedhur një rrugë tjetër për ta ndihmuar Mulla Sulën! I frikësuar se në Tetovë, sipas të gjitha sondazheve dhe sipas disponimit në terren, do të fitojë jo kandidati i BDI-së, por ose ai i PDSH-së ose ai i BESËS, parti këto që me të drejtë nga Mulla Sula dhe Qani Nesimi përceptohen si rrezik për pozitat e tyre të pameritueshme, atëherë Qani Nesimi përpiqet që ta bllokojë tërë atë lëvizje masovike të imamëve dhe të nëpunësve të tjerë të kësaj Myftinie që janë në krahun e PDSH—së dhe të BESËS.

Megjithatë, vetë fakti që Qani Nesimi ka anashkaluar apelet e Institucionit të vet, të BFI-së së Mulla Sulës dhe, kësaj radhe nuk është thirrur në emër të BFI-së por në emër të Myftinisë së vet, duke kërkuar që mos të keqpërdoret as emri i tij (siç keqpërdoret emri i Mulla Sulës), lë të nënkuptojmë se qëndrimet e Qani Nesimit dhe Mulla Sulës janë diametralisht të kundërta për sa i përket pozicionimit të tyre në këtë fushatë zgjedhore.

Pse e bën Mulla Sula këtë angazhim kaq të madh në drejtim të partisë së Ali Ahmetit! I vetmi qëllim i tij është që në mënyrë djallëzore pastaj të identifikohet me simpatizantët dhe militantët e BDI-së. Në atë rast, të gjithë adhuruesit e BDI-së janë “vëllezër partiakë”, që do me thënë se, të gjithë janë përkrahës të një qëllimi. Qëllimi i Mulla Sulës është që të identifikohet pikërisht me këta përkrahës shumicë, sepse, ka nevojë që të mendojë se, këta përkrahës që fituan, fituan edhe me meritën e Mulla Sulës, pra, të gjithë këta duhet të jenë edhe përkrahës të Mulla Sulës, i cili, për momentin, është personi më i urryer në Maqedoni, madje shumëfish më tepër në mesin e vetë bdi-stave.

Leave a Reply