Projekt-ligji për policinë, qeveria franceze tërhiqet pas protestave të dhunshme

Qeveria në Francë ka deklaruar se do të rishkruajnë plotësisht një pjesë të projekt-ligjit për policinë që nxiti protesta të dhunshme në shumë qytete të vendit.

Sipas mediave ndërkombëtare, qeveria ka vendosur që të ndryshojë tërësisht nenin 24, i cili synon të ndalojë qytetarë të filmojnë apo të fotografojnë policët kur ata janë në krye të detyrës.

Sipas hartuesve të këtij projekt-ligji ky nen është për të mbrojtur policët nga dhuna e mundshme e qytetarëve, por sipas organizatave të të drejtave të njerut gjithçka bëhet për të cënuar lirinë, pasi ndalohet të ekspozohet dhuna e uniformave blu.

Christophe Castaner, kreu i grupit të deputetëve të partisë së Presidentit Emmanuel Macron tha se neni 24 “do të rishkruhet plotësisht dhe do të paraqitet një version i ri“.

Në Francë prej ditësh po protestohet, pas publikimit të një video ku shiheshin 4 policë që dhunuan një njeri me ngjyrë dhe pse ai nuk po bënte asgjë.

Në shumë qytete mijëra qytetarë kanë dalë në protesta dhe janë përleshur me policinë, ku ka pasur dhe të plagosur nga dhuna brutale.

Leave a Reply