Prokuroria e Hagës po e heton rastin e dosjeve që u çuan te OVL-UÇK, mund të ketë arrestime

Çështja e dosjes që u dërguan në zyrat e Organizatës së Veteranëve, nuk do të hetohet nga Prokuroria Speciale në Prishtinë, por nga Haga.

 Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se nuk do të merret me hetimin e rastit me dosjet, që u dërguan nga një i maskuar në zyrat e OVL – UCK’së në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në këtë njoftim, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke kryer hetime për këtë rast.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka pranuar pyetje të shumta nga mediat lidhur me hetimin rreth dërgimit të dokumenteve në Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të cilat dokumente potencialisht ndërlidhen me Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Aktualisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është duke e hetuar këtë çështje. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është e gatshme të asistojë, nëse diçka e tillë kërkohet”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply