“Pse më qëlluan kaq shumë herë”, fjalët e Jacob Blake pasi iu kthye vetëdija nga plagosja

Një ngjarje tronditi sërish SHBA-në kohëve të fundit, kjo pasi një afro-amerikan u qëllua shtatë herë të dielën nga një oficer policie në Kenosha.

Jacob Blake i cili po trajtohet në Spitalin Wauwatosa në Wisconsin, u paralizua nga beli e poshtë, ndërsa së fundmi familjarët thonë se i njëjti u vendos edhe në pranga.

Blake i cili rifitoi vetëdijen së fundmi, po përpiqet të kujtoj edhe atë që i ndodhi disa ditë më parë.

“Pse më qëlluan kaq shumë herë”, e pyeti Jacob të atin e tij.

Leave a Reply