Pse Sulejman Rexhepi me aq fanatizëm e adhuron komunizmin

(Këto ditë, shikova një intervistë të Sulejman Rexhepit dhënë një televizioni lokal në Gostivar. U lemerita kur e dëgjova se me çfarë pasioni fliste për komunizmin, për “ideologjinë e kuqe”, për atë ideologji që nuk kishte as fe dhe as zot. Pse kaq nostalgji për komunizmin? Jo, nuk ka lidhje me atë se Sulejman Rexhepi i shërbeu besnikërisht kësaj ideologjie! Analiza është më e thellë)

Shkruan Fiqrie Dauti, veterane e arsimit

Ekzistojnë qindra rrëfime (por edhe vetë Memoaret e Suleman Rexhepit) që dëshmojnë për raportet e përshpirtshme të Mulla Sulejman Rexhepit me komunizmin dhe komunistët e pashpirt që silleshin si “perëndi”. Shën Augustini i shekullit të katërt thoshte: “Perënditë pa besim janë djaj”! A mos i përket apo, a mos e ëndërron Sulejman Rexhepi përfshijen e vet në këta tipa perëndishë?!
Në fe, sidomos në fenë islame, nuk ka “perëndi”, “zotëra” – ka vetëm Një Zot të cilit i bindemi dhe të cilit i dorëzohemi, i shërbejmë dhe e madhërojmë. Rrjedhimisht, në islam nuk ka partizim, nuk ka sektarizim, nuk ka grupime fragmentare, nuk ka kanune e ligje njerëzore, ndryshe, nëse në këtë aspekt islami do të ishte fleksibil, atëherë do të kishim ndërhyrje në Njëshmërinë e Zotit, Udhëheqësit Absolut, sepse, do të shtonim “zotëra” të cilëve duhet t’i bindemi, të drejtohemi prej tyre, t’ju nënshtrohemi atyre dhe, të jemi në dakortësi të plotë me çdo veprim të tyre, në vend të flijimit të sublimes t’i dekoronim natë e ditë, duke ua mbushur “gjoksin me dekorata”!
Komunizmi nuk e duron dualizmin në liderizëm! Ka vetëm një lider, “një prijës absolut”, dhe ky nuk mund të jetë ZOTI por sekretari i partisë, kryetar i komitetit qendror, apo, gjenerali i plotëfuqishëm…
Komunizmi nuk duron që të vilen frutat e saj ndërsa t’i përkulemi dhe ta lavdërojmë e falënderojmë Zotin e Gjithëfuqishëm!
Ideologjitë komuniste kërkojnë të krijojnë njeriun e tyre, me një psikologji të re, por krejtësisht imorale. Feja e pengon këtë krijim. Kështu, për komunizmin, feja është një pengesë serioze për krijimin e njeriut të tyre të ri, prandaj ajo duhet fshirë. Ky njeri i ri duhet ta ketë edhe zotin e vet të ri, të cilit duhet t’i këndojë, t’i thurrë lavde, ta madhërojë, ta respektojë – përndryshe polici i ideologjisë e lidhë me pranga për radiatorësh (siç e lidhi bujkun pas kërkesës së Mulla Sulës).
Gjatë njerëzimit defiluan lloj-lloj doktrinash, lloj-lloj perandorishë e ideologjisë, që sunduan me mijëra vite dhe që, më në fund, u zhdukën. Vetëm doktrina fetare jeton dhe do të rrojë derisa të është kjo dynja! Këtë doktrinë e shfrytëzoi komunizmi dhe e krijoi “fenë e re” duke ua bërë më të dashur, më përfituese dhe më konkrete njerëzve komunisë. Kush ishte komunist i devtoshëm, kush i përkulej dhe kush e madhëronte figurën e të parit të partisë, kush i shërbente partisë dhe ideologjisë, ai avancohej në këtë botë, kishte përfitime të majme, jetonte si “car”! Ai që i bindej doktrinës se duhet të besohet vetëm një Zot dhe një fe, dhe se të tjerat që imponohen në këtë aspekt duhet të refuzohen kategorikisht, përfundonte burgjeve sllave, vriteshin e likuidoheshin si qen! Ja pse “patrioti” Sulejman Rexhepi, ndonëse ishte “tmerr” për komunizmin, nuk e hëngër asnjë ditë burg, por, arrriti që të punësohet me honorar edhe në policinë komuniste.
Feja prodhon dashuri, mirëkuptim, harmoni dhe, e mëson popullin që t’i përulet dhe t’i lutet Krijuesit të kësaj lumturie, kurse komunizmi prodhon dhunën më antinjerëzore për të nënshtruar popullin, organizon të gjithë jetën në mënyrë që ajo jetë t’i shërbejë ideologjisë së tij.
Feja mëson në luftimin e të gjitha dukurive të këqia, qofshin këto karakterstika edhe të ndonjë “profeti”, kurse komunizmi urdhëron që askush të mos merret dhe mos t’i shikojë anët imorale të “profetit ideologjik”, qofshin ato vjedhja, shkatërrimi dhe shitja e vakëfit, keqpërdorimi i fesë pë të mirat e kësaj bote, përdorimi i fesë në fuqizim të gënjeshtrës, vjedhjes, antihumanizmit.
Prandaj i pëlqen kaq shumë komunizmi Mull Sulës? Për më tepër, në komunizëm ka vetëm një ideologji (dhe ajo është e kuqe, sipas Mulla Sulës) dhe një parti e cila udhëhiqet nga një diktator absolut, të cilin nuk mund ta frenojë as kushtetuta, as ligji e askush tjetër. Sepse është “zoti” vetë! I gjithë populli duhet të ketë një mendje dhe t’i përulet këtij “zoti”. Popullit nuk i lejohet dhe nuk i krijohet asnjë mundësi për të menduar ndryshe, pa le më për të vepruar ndryshe. Askush nga populli nuk guxon të ketë shokë, as të rrijë me shokë, sepse është vetëm një shok – Shoku Tito, pardon, Sulejman Rexhepi!
Dihet se asnjë rend politik nuk ka mundur të zhvillohet në bashkëjetesë me rendin e vjetër, porse, është ngritur duke e shkatërruar të vjetrin. Kjo ishte edhe doktrina e hershme krishtere: “nuk kënaq ngritja e një tempulli krishter pa shkatërrimin e tempujve paganë”! Pra, nuk mundet të funksionojë Sulejman Rexhepi pa shkatërrimin e gjurmëve të të parëve të tij në kierarkinë e BFI-së që e ka uzurpuar. Prandaj, periudha parasulejmanrexhepiane është tërësisht e errët në BFI!
Devotshmërinë ndaj sistemt komunist Sulejman Rexhepi e ka pasur shumëfish më të madhe se sa ndaj fesë së vet, prej së cilës nuk ka ndjerë kurrfarë të mire, kurse nga devotshmëri ndaj komunizmit ka ndjerë vetëm rritje në karrierë dhe përfitime materiale.
Në bazë të kësaj analize vërehet fare qartë se pse Sulejman Rexhepi më me ëndje flet për kominizmin se sa për islamin, pse Sulejman Rexhepi më tepër e madhëron komunizmin se sa fenë islame, pse Sulejman Rexhepi zgjidhjet e problemeve i do përmes policisë e gjykatësve se sa përmes metodave islame. Këtu diku duhet të kërkohet edhe përgjigja e asaj se pse Sulejman Rexhepi ia ka dërguar policinë komuniste “hoxhës pa dekret”, në vend se me të të sqarohet sipas parimeve islame.
Sulejman Rexhepi e do atë “fenë e vjetër” që i rrite në bisht komunizmit, e do atë ideologji të kuqe, sepse atëherë ndjehej i fortë, i fuqishëm, me auoritet, me mundësira për të vrarë e për të prerë (!!!), e ëndërron atë ideologji e cila i detyron të gjithë ta respektojnë, t’i përulen, ta madhërojnë dhe t’i bëjnë amin çdo veprimi të tij, qoftë kjo edhe vjedhje, tradhëti, mohim feje apo çfarëdo veprimi tjetër. Duhet kuptuar se i pari është i parë dhe se atij duhet t’i dorëzohemi e të bëjmë atë çfarë na urdhëron, dhe jo të reagojmë për çfarë ai bën! Sepse, Sulejman Rexhepi gjithnjë duhet të ketë të drejtë. Të drejtë pati në komunizëm – të drejtë duhet të ketë edhe sot, ndryshe. Ndryshe, do ta thërrasë komunizmin e, pastaj, vaj halli për shqiptarët!

Leave a Reply