Pse Sulejman Rexhepi nuk e do buxhetin e shtetit

Sulejman Rexhepi dëshiron ta institucionalizojë një gënjeshtër të veten të pakripë. Gënjenë sa është i madh kur thotë se, i paska thënë ish-ambasadori amerikan “mos pranoni të financoheni nga buxheti i shtetit”! Me këtë deklaratë nuk e sheh se si e mbronë hajninë e vet dhe si e paraqet si lolo një diplomat të shquar amerikan

Shkruan Elizabeta B. Marku

Disa herë me radhë Sulejman Rexhepi po refuzon që të finansohet nga buxheti i shtetit, madje për këtë qëndrim e paska bindur edhe ish-ambasadori amerikan (Bejl) që assesi mos të pranojë që BFI të finansohet nga buxheti shtetëror! Në fakt, ka qenë propozim i vetë Sulejman Rexhepit, por edhe i liderëve të tjerë fetarë që, shteti të nisë e të mendojë që t’i finansojë bashkësitë fetare me qëllim që këtë barrë t’ia shkarkojnë nga qafa besimarëve përkatës. Madje, vitin e kaluar, disa herë e ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të marrë lakmi në qeverinë e Serbisë dhe të nis e t’i finansojë nga buxheti shtetëror edhe bashkësitë fetare, ashtu siç bën Serbia.
Pse tash ky refuzim i Sulejman Rexhepit, pse ky qëndrim refuzues? Edhe sot, me rastin e inagurimit të xhamisë së re në Kopanicë të Tetovës, e përsëriti që, përjetë do të jetë kategorik kundër finansimit nga buxheti i shtetit? Po pse? Sepse, (madje i paska thënë edhe ambasadori amerikan!!!), BFI-ja bëhet e varur nga shtetit, pastaj jetën fetare islame po na e diktuaka dikush tjetër, po na e kontrolluaka dikush tjetër! Dhe këtë muhabet ia paska thënë ambasadori amerikan?! Hajde rrenë, hajde! Hajde keqpërdorues i takimeve, hajde!
Ish-sekretari i Fakultetit të shkencave Islame në Shkup, e mban shumë mirë në mend reagimin e Sulejman Rexhepit kur, pas akriditimit të Fakultetit, Ministria e Arsimit ndau 80 mij euro vetëm për programet fakultative dhe jo edhe për rroga, honorare, shpërblime! Në fund të vitit Fakulteti duhej t’i raportonte me shkrim e me dokumente financiare se si janë shpenzuar këto donacione të Ministrisë së shtetit. Ky akt e pat acaruar së tepërmi Sulejman Rexhepin, ndaj dhe, që atëherë, pat nisur të shpreh rezerva ndaj nevojës për financime nga buxheti shtetëror.
Sulejman Rexhepi ka frikë se, brenda dy viteve të para, të gjithë besimtarët do të liroheshin nga “taksa fetare” dhe, BFI-ja do të finansohej nga shteti! Me këtë rast, në çdo kohë e në çdo moment organet gjegjëse të shtetit do të kishin të drejtën e tyre absolute që të kontrollonin se si po shpenzohen në BFI paratë e qytetarëve! Ky kontroll do ta ndalonte rreptësisht vjedhjen, keqpërdorimin dhe zhvatjen e të mirave materiale të BFI-së. Kjo do të thotë se, edhe Sulejman Rexhepi duhet të punojë e ta shtyjë muajin me një rrogë dhe hiç më shumë!
Po a mund ta pranojë këtë fakt Sulejman Rexhepi? A mundet që Sulejman Rexhepit t’ia ndalojë dikush mundësinë për të vjedhur, për të zhvatur, për t’u pasuruar ditë për ditë e më shumë? A mundet që dikush ta pengojë Sulejman Rexhepin që të bëjë çfarë të dojë me një buxhet shumë të lartë që ia krijon popullata myslimane me pagimin e “taksave fetare”! Kjo do të thotë jetë për Sulejman Rexhepin! Kjo do të thotë fe për Sulejman Rexhepin! Kjo do të thotë zhvillim i jetës fetare për Sulejman Rexhepin. Kjo do të thotë liri fetare për Sulejman Rexhepin! Rregullat e shtetit janë “përzierje në punët e brendshme të BFI-së”! Rregullat dhe ligjet e shtetit janë “parime antiislame” dhe si të tilla nuk guxojnë të prekin në BFI! Paratë e shtetit, ndonëse në shumicë janë para të myslimanëve, “nuk janë të çertifikuar me hallall standard” dhe, prandaj nuk guxon të futen në kacën e BFI-së ku, deri në bërryla zhyten duart “hallall” të Sulejman Rexhepit! Këtë kënaqësi nuk ia jep buxheti i shtetit. Prandaj nuk e do këtë benificion shtetëror, sepse për këtë e paska edhe përkrahjen e “ambasadorit amerikan”! Sula i do paratë e popullit për vete, pa iu përzirë askush në qejfet e tij, dhe pa i kërkuar askush llogari, madje as shteti. Në momentin që i përzihet shteti, ky nuk e njeh atë shtet! Shteti nuk ka se çka kërkon letra nga BFI! Vetë Sulejman Rexhepi është letër për shtetin dhe, pikë.

Leave a Reply