Publikohet harta e Serbisë pa Kosovën: Shpërthen sherri në Beograd

Një televizion i Serbisë ka publikuar një hartë të vendit, ku Kosova paraqitet jashtë territorit të saj, e kjo ka shkaktuar një tallaz politik në vend.

Tabloidi Informer dhe disa media pranë Aleksandër Vuçiçit, sulmojnë televizionin “Nova S”, i cili është një media e pavarur, i cili ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Mediat e Vuçiçit, e kanë sulmuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe, si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me armiqtë e vendit.

Në rrjetet sociale kanë vijuar një reagim të militantëve pro Vuçiç.

“Me këtë lëvizje, ata treguan, si media e opozitës, se pozicionet e opozitës janë pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Një provë tjetër që opozita nuk dëshiron asgjë të mirë për Serbinë dhe po kërkon vetëm interesin e saj, edhe nëse do të duhej ta njohin Kosovën. Turp dhe turp!”, shkroi Informer, një tabloid që përkrah presidentin Aleksandër Vuçiç por dhe që përdor shpesh gjuhë antishqiptare. /GazetaShqip/

Leave a Reply