Putin mban konferencën për media me numër rekord gazetarësh

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mban sot konferencën vjetore për media.

Kremlini tha këtë javë se një numër rekord i gazetarëve – 1,895 – janë akredituar për të mbuluar ngjarjen.

Konferenca televizive është një ngjarje e rregullt e Putinit, të cilën ai e shfrytëzon për të lartësuar imazhin e tij, për të siguruar rusët se ata janë në duar të mira dhe për t’iu dërguar sinjale Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës.

Ngjarja po ashtu veçohet për gjatësinë e saj.

Konferenca e vitit 2008 ka shënuar rekord prej katër orësh e 40 minutash.

E sotmja zhvillohet në kohën kur Putinit, sipas sondazheve, i ka rënë popullariteti.

Qendra e pavarur ruse Levada, në anketën e publikuar më 18 nëntor, tha se popullariteti i Putinit ka rënë për 10 për qind nga viti 2017.

Leave a Reply