Pyllëzimi, më tepër dëme se të mira?

Studimi: Dëmton biodiversitetin, nuk redukton dioksidin e karbonit

Projektet për ripyllëzimin mund të shkaktojnë më tepër dëme sesa të mira për ambientin dhe ndryshimin e klimës. Në këtë përfundim arrijnë disa studime të kryera nga grupe shkencëtarësh nga e gjithë bota, rezultatet e të cilave janë publikuar në revistën shkencore Nature.

Studimet arrijnë në përfundimin se qeveritë botërore po e mbivlerësojnë rolin e pemëve në reduktimin e pranisë së karbonit në ajër. Po ashtu, mbjellja e pemëve në zona të caktuara po dëmton rëndë biodiversitetin.

Duke marrë si bazë disa projekte të pyllëzimit të zonave të ndryshme në Kinë, shkencëtarët kanë konstatuar se pemët e shumta të mbjella në veri të vendit për të frenuar pluhurin që transportohet drejt zonave të banuara nga stuhitë që përfshijnë shkretëtirën e Gobit, ia kanë arritur qëllimit.

Po ashtu shtimi i pemëve nëpër qytete ka reduktuar dioksidin e karbonit në ajër. Megjithatë është vënë re efekti i kundërt, ai i shtimit të dioksidit të karbonit në ajër për shkak të procesit të fotosintezës pas mbjelljes së pemëve në zonat ku prania e këtij gazi ka qenë tepër e ulët para pyllëzimit.

Projektet e pyllëzimeve kanë zhdukur larmishmërinë e pemëve nëpër pyjet ekzistuese, duke u mbjellë me pemë të vetëm një lloji. Kjo ka ndikuar edhe në rrallimin e kafshëve dhe shpendëve që si habitate kanë pemë të caktuara.

Leave a Reply