“Qetësohet” Maqedonia e Veriut, bie numri i të infektuarve me COVID

Maqedonia e Veriut ka regjistruar këtë të diel 39 raste të reja me koronavirus, numri më i vogël i rasteve të reja me koronavirus që prej muajit prill.

Autoritetet shëndetësore raportuan se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 4 persona, dy nga Kumanova të moshës 43 dhe 66 vjeç dhe dy nga Shkupi të moshës 71 dhe 77 vjeç. Për rrjedhojë, ka shkuar në 600 numri i viktimave në total.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani janë testuar 147.819 persona, prej tyre 14.330 janë diagnostikuar me COVID-19, 11.062 janë shëruar ndërsa aktivë janë 2.668 persona.

Leave a Reply