Qeveria e Kosovës heq reciprocitetin ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të heq masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Në mbledhjen e mbajtur sot të qeverisë me shumicë votash qeveria Hoti shfuqizoi vendimin e  qeverisë së kaluar Kurti për masat e reciprocitetit.

Kundër votuan ministrat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeministri Avdullah Hoti e ka quajtur rëndësishëm heqjen e këtyre masave derisa ka thënë se prêt që edhe pala serbe ti heq pengesat në mënyrë që ti lihet rrugë vazhdimit të dialogut.

Hoti një ditë më parë ka takuar ambasadorin amerikan në Kosovë Philipe Kosnet. SHBA vazhdimisht ka kërkuar heqjen e taksës e më pas masave të reciprocitetit ndaj Serbisë në mënyrë që ti hapet rruga vazhdimit të dialogut Kosovë Serbi.

Për shkak të mospajtimeve rreth mënyrës së heqjes së taksës nuk funksionoi koalicioni qeverisës LVV LDK, ku për shkak të shkarkimit të ministrit të radhëve të LDK-së nga Kurti edhe u prish koalicioni ndërmjet këtyre dy partive politike.

Leave a Reply