Rama: Gati rindërtimi në Laç, ministri turk viziton zonën ku do ndërtohen 500 banesa

Brenda pak javëve do të nisë ndërtimi i lagjes së re në qytetin e Laçit. Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për rindërtimin me ministrin turk të mjedisit dhe urbanizimit, Murat Kurum për 500 shtëpitë që do të ndërtohen në Laç me financimin e Turqisë.

Kryeministri Edi Rama sqaroi se banorët e laçit do të kenë kushte më të mira jetese pasi e gjithë zona do ti nënshtrohet një tranformimi të plotë.

Zëvendësimi i godinave të rrënuara po aty me godina të reja, por kemi një tranformim të rëndësishëm te situates urbane prandaj kemi folur me ministrin per nje plan me te gjere,  ne do te angazhohemi per te gjithe infrastrukturen dhe hapesirat publike dhe per ti hene zgjidhje perfundimtare ne zonen e lacit qe lidhet me permbytjet qe lidhet me bllokimin e nje kolektori krysor pra behet dfjale per nje plan ku secili nga ne do te ndaje punet.

Ndërkohë nga ana tjetër ministri turk është shprehur se deri në fund të muajit shpreson që autoritetet shqiptare tu dorëzojnë truallin ku do të ndërtojne banesat.

Deri ne fund te muajit janar shpresojme qe autoritetet shqiptare te na dorezojne truallin ku do te ndertojme keto banesa. Ky kompleks banimi do te jete I pajisur me te gjitha objektet  ku do te ofrohen sherbime te ndryshme, do te jete nje lagje shembull. 

Turqia eshte nje prej vendeve qe i erdhi menjehere ne ndihme Shqiperise pas termetit te 26 nentorit duke sjelle ndihma e ekspertet te cilet kryen vleresimin e 6 mije banesave te demtuara nga lekundjet e forta.

Leave a Reply