Rama në OKB: BE t’i mbajë dyert e hapura. Të njihet pavarësia e Kosovës

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka mbajtur një fjalim ditën e sotme në Asamblenë e OKB në SHBA.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë ka folur për 4 çështje të rëndësishme, siç ishin Integrimi i Shqipërisë në BE, rreziku që i kanoset botës nga terrorizmi, thirrja për njohjen e Kosovës, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Rama është shprehure se Shqipëria ka prioritet integrimin në BE, duke shtuar se çelja e negociatave do të jetë një shtysë për reformat e ndërmarra nga qeveria e tij.

“Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimit të BE.

Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne dhe inkurajim për reformat” deklaroi ai.

Për Ramën, krijimi i një tregu të përbashkët ekonomik rajonal mes vendeve të Ballkanit do të ishte një gjë e duhur për rritjen ekonomike të këtyre vendeve.

“Prova më e mirë e ndryshimit të Ballkanit qëndron te qëllimi i përbashkët për ta bërë rajonin pjesë të BE. Krijimi i zonës ekonomike rajonale në Ballkan do të rrisë tregtinë, ne do të jemi më të aftë për të mbrojtur interesat e të gjithëve dhe forcimin e marrëdhënieve. Synimi im është rritja ekonomike deri në 5%, bazuar te zhvillimi rajonal, në një zonë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapaciteteve” theksoi ai.

Një rëndësi të veçantë në fjalimin e Ramës, ka zënë edhe thirrja e tij për të njohur pavarësinë e Kosovës, pasi sipas tij, do të krijonte një realitet më të mirë në Ballkan, dhe të kontribuonte në për më shumë qëndrueshmëri të këtij rajoni.

“Pranimi i Kosovës në çdo institucion rajonal është me një rëndësi thelbësore. Ka pasur nga ata që kanë shprehur shqetësimin se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta.  Ballkani sot është shumë më i mirë se 10 vite më parë, pavarësia e Kosovës u shndërrua në siguri për rajonin.

Serbia dhe Kosova janë të angazhuar në një dialog serioz. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës është një kontribut për sigurinë e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe vetë Serbinë”., -u shpreh Rama.

Në fund të fjalimit të tij, Rama ka folur edhe për rrezikun që i kanoset botës, nga terrorizmi si dhe regjimi koreanë.

“Terrorizimi vazhdon që të kërcënojnë vlerat tona. Konfliktet e armatosura janë tashmë më komplekse, armët janë më të sofistikuara duke rritur vuajtjet njerëzore. Situata në Azi, krizë e përshkallëzuar nga politikat kokëforta të një regjimi, kanë rikthyer frikën enjë konflikti të tmerrshëm bërthamor.

 Unë ritheksoj zotimin për të bërë detyrën tonë. Rrija e ekstremizmit vazhdon që të jetë një sfidë që kërkon zgjidhej të ngutshme. ISIS ka humbur 90% të territorit, përgjigja duhet të vazhdojë.

 Shqipëria ishte një nga vendet e para të koalicionit kundër ISIS. Tani po zbatojmë një plan për kapacitete vepruese. OKB duhet të reformohet që të mbetet e rëndësishme dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj” përfundoi Rama.

Leave a Reply