Rama “pajtohet” me Ditmir Bushatin, ja detyra që i jep në OSBE

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se, kryeministri Edi Rama, në rolin e kryesuesit të OSBE, ka bërë paqe me kritikun e tij ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, duke i besuar atij detyrën e rëndësishme.

Bushati do të jetë I Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së, pra Ramës, ku do të mbulojë detyra të shumta kryesisht në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve në rajonin e mbuluar nga OSBE.

Kjo detyrë e re e Bushatit është publikuar në faqen online të OSBE.

Ditmir Bushati është i dyti ministër i larguar nga qeveria të cilit Rama i ofron një detyrë të rëndësishme. Një muaj më parë ai risolli në kabinet në postin e ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetajn, të cilin e largoi nga drejtimi financave duke e zëvendësuar me Anila Denajn.

Të dyja këto lëvizje të Ramës deri diku tregojnë një lloj bërje “pishmani” nga shefi qeverisë për largimin e tyre./TCH/

Leave a Reply