Rama provon shërbimet online, 472 dokumente nuk do të merren më në sportele

Takimin e pare ne zyre per kete vit kryeministri e ka zhvilluar me ekipin pergjegjes per ate qe qeveria e quan revoluacioni dixhital ne sherbimet per qytetaret.

472 dokumenta nga sot nuk do te merren neper sportele e qytetaret nuk kane pse te mbajne radhe pasi ato jane online.

“Janë 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele thjesht për një aplikim, i cili tanimë mund të bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit. Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë. Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin.”

Në muajin qershor online do te jene edhe 395 shërbime dhe ambicja e qeverise eshte qe deri në fund të vitit 2020, 91% të të gjitha aplikimeve do të bëhen vetëm online.

“Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin. Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime.”

Leave a Reply